Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Vendi po gërryhet nga korrupsioni”, Redi Ramaj: Qeveri kujdestare para zgjedhjeve. Opozita të bashkohet rreth një kandidati që të mposhtet regjimi


Avokati Redi Ramaj, i ftuar në News24 foli për mbajtjen e Forumit të Dialogut Politik, ku intelektualët u mblodhën, për të diskutuar mbi gjendjen ku është vendi.

Avokati Redi Ramaj, i ftuar në News24 foli për mbajtjen e Forumit të Dialogut Politik, ku intelektualët u mblodhën, për të diskutuar mbi gjendjen ku është vendi. Ramaj theksoi se Shqipëria është duke u gërryar nga korrupsioni. Sipas tij, duhet një qeveri kujdestare para zgjedhjeve, që qeveria mos të përdorë mekanizmat shtetërorë, që të vjedhë votat. Për Redi Ramajn, opozita duhet të bashkohet rreth një kandidati, që të mundet kryeministri Rama. Redi Ramaj: Forumi ishte edhe për protestën e madhe që po mbahet kundër qeverisë. Shqipëria është në një situatë anormale. Kemi një qeverisje që ka probleme të mëdha dhe ka pakënaësi të madhe në popull. Brenda forumit kishte akademikë dhe njerëz intelektualë, që kanë sjellë disa ide. Është një nismë, që ka për synim ndryshimin e realitetit politik në vend. Kemi situatë, ku qeveria përdor pushtetin për të marrë vota, përdor faljen e gjobave dhe buxhetin që të marrë votat. Duhet një qeveri kujdestare para zgjedhjeve, që askush mos të fusë duart në buxhet, për të fituar zgjedhjet. Opozita duhet të ketë një kandidat, që të fitojë ndaj pushtetit.

Nëse duam që të mundim Ramën, duhet që gjitha forcat opozitare të bëhen bashkë kundër regjimit që ky kryeministër ka ngritur. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta Redi Ramaj zhvillimet