Tensione në Kosovë Situata është përshkallëzuar para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kanë bllokuar hyrjet dhe kanë paralajmëruar se nuk do t’i lejojnë deputetët të largohen pa u votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Gjatë ditës janë regjistruar përplasje dhe incidente, ndërsa numri i forcave policore është shtuar. Tensione të forta janë regjistruar mbrëmjen e së hënës para Kuvendit të Kosovës, ku Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kanë bllokuar hyrjet e institucionit, duke tentuar të pengojnë largimin e deputetëve.
Protestuesit kërkojnë që ligjvënësit të qëndrojnë në Kuvend deri në përfundimin e procedurave për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Me përshkallëzimin e situatës është shtuar edhe prania e forcave policore përreth godinës. Një prej organizatorëve të protestës, Çlirim Haziri, ka akuzuar efektivët se po i nënshtrohen kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ndërsa ka deklaruar se deputetët do të dalin nga Kuvendi vetëm “mbi trupat e tyre”.
Situata ishte tensionuar që gjatë ditës. Protestuesit kanë përdorur mjete piroteknike drejt godinës së Kuvendit, duke shkaktuar edhe thyerjen e disa xhamave. Një tjetër incident është regjistruar kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, tentoi të largohej nga Kuvendi. Protestuesit e kanë kapur fizikisht dhe e kanë kthyer drejt hapësirës së institucionit.
Një situatë e ngjashme është regjistruar edhe me ish-zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Protestuesit e kanë penguar të largohej dhe e kanë kthyer drejt godinës së Qeverisë. Më pas, Bislimi dhe efektivët e policisë që po e mbronin janë goditur me ujë nga protestuesit.
Protesta po zhvillohet me kërkesën që Kuvendi të votojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Projektligji kaloi në lexim të parë me 91 vota pro dhe asnjë kundër, ndërsa protestuesit kërkojnë përfundimin e procedurës parlamentare dhe miratimin e ndryshimeve.
Me thirrjet për votimin e ligjit, protestuesit kanë vijuar qëndrimin përpara Kuvendit, ndërsa bllokimi i hyrjeve, incidentet me deputetët dhe ndërhyrja e Policisë me gaz lotsjellës kanë sjellë përshkallëzimin e situatës. Përfn takimi Kurti-Hamza, asnjë sinjal për marrëveshje; PDK-ja mbledh Grupin Parlamentar 5 Tetor, 18:47 kosove tensione Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Përfn takimi Kurti-Hamza, asnjë sinjal për marrëveshje; PDK-ja mbledh Grupin Parlamentar 5 Tetor 2026, 18:4618:46Kosova Tensione para Kuvendit/ Tentoi të largohej nga Parlamenti, protestuesit e rikthejnë forcërisht në sallë (Video) 5 Tetor 2026, 18:1618:16Kosova Kosova mes Speciales dhe presidentit, mbyllet seanca e jashtëzakonshme 5 Tetor 2026, 16:2416:24Kosova Specialja nuk mbyllet, por i caktohet kufiri; çfarë ndryshon ligji i votuar me 91 vota 5 Tetor 2026, 16:0516:05Kosova Kurti kërkoi më shumë kohë për shqyrtim, PDK-ja thirrje që ndryshimi i Ligjit për Specialen të votohet sot! 5 Tetor 2026, 15:3115:31Kosova Vijon protesta në Prishtinë, qytetarët: Do të jemi këtu deri në miratimin final të ligjit për Specialen! 5 Tetor 2026, 14:5614:56Kosova

