Lajme Zone
Kreu i AKSK-së: Sulme të jashtme kibernetike pas protestës së fundit, ndërhyrje e provuar
PolitikëCNA

Kreu i AKSK-së: Sulme të jashtme kibernetike pas protestës së fundit, ndërhyrje e provuar

Kreu i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Bled...

Kreu i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Bledar Kazia, deklaroi sot gjatë protestës së fundit janë konstatuar sulme të jashtme ndaj sistemeve.

Në një prononcim për mediat, Kazia u shpreh se këto ndërhyrje, që tanimë janë reale dhe të provuara, kanë qenë kryesisht të lidhura me manipulime me IA dhe pamjeve nga terreni. “AKSK-ja ka të dhëna dhe ka rënë në kontakt me këto të dhëna duke bërë monitorim të burimeve të hapura për pjesën kibernetike, që ne e kemi detyrim ligjor. Këto ndërhyrje kanë qenë kryesisht për dezinformim, për masivizim jo real të protestës dhe të lajmeve që lidhen me protestën, si dhe manipulime me inteligjencë artificiale të videove apo fotove nga terreni. Ndërhyrjet janë reale dhe janë të provuara”,-tha Kazia./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.