Artan Hoxha, prokuror në Lushnje e në Prokurorinë e Përgjithshme gjatë regjimit komunist, sot Rektor i UT-së, ka zhvilluar 694 tenderë nga 411 të planifikuar, me vlerë 62 milionë euro, ndërsa doktoraturën e tij e ka plagjiaturë nga studiuesja rumune Laura Maria Stănilă. Shqipëria është i vetmi vend në rajon e Europë që Rektor të Korpusit të Universitetit Shtetëror dhe Kryetar të Konferencës së Rektorëve ka një ish-prokuror të diktaturës komuniste, me skedë të ngarkuar kriminale në shërbim të atij regjimi.
Është Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, i cili, menjëherë pas përfundimit të studimeve politike-juridike (Marksizëm-Leninizëm) në vitin 1983, u emërua prokuror në Lushnje, ku, për rreth 5 vite, ishte aq i harbuar në dënimin e armiqëve të partisë dhe keqtrajtimin e të internuarve në kampe, sa e quajtën "Prokurori i zi".
Në vitin 1987, për përkushtimin e tij si prokuror që tejkalonte dhe përcaktimet e egërsisë së ligjeve të asaj kohe, Artan Hoxha u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme, me detyrë Shef i Sektorit të Bashkëveprimit me ish-Sigurimin e Shtetit dhe Hetuesinë, për goditjen e atyre që bënin agjitacion e propagandë kundër regjimit komunist.
Në atë detyrë, ku veproi me të njëjtin histeri e përkushtim si gjatë viteve prokuror në Lushnje, Artan Hoxha qëndroi deri në vitin 1991, dhe më pas u struk deri në vitin 1995, kur u shfaq si avokat i të drejtave të njeriut.
Madje, para se të bëhej Rektor i Universitetit të Tiranës, "prokurori i zi" për 8 vite ishte Anëtar i Gjykatës së Lartë dhe për 4 vite Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, institucione ku ka bërë shumë padrejtësi dhe ka lënë gjurmë e prova në punë të pista.
Rektori Hoxha, "Doktor Drejtësie" me punim shkencor të vjedhur
Më 7 qershor 2024, një studiues shqiptar, T.M., kallëzoi penalisht rektorin Artan Hoxha, me akuzën për plagjiaturë në punimin e doktoraturës, të cilën e kopjoi nga studiuesja rumune Laura Maria Stănilă dhe e paraqiti si studim të tij, por çështja penale nuk u fillua.
Referuar kallëzimit penal, plagjiatura është kryer në vitin 2009, kur rektori ish-prokuror i diktaturës, Artan Hoxha, ishte pedagog i së Drejtës Penale në Fakultetin e Drejtësisë.
Për të bërë karrierë, i duhej grada shkencore "Doktor në Drejtësi", dhe paraqiti punimin "Bashkëpunimi Gjyqësor Ndërkombëtar në fushën Penale"; i cili, sipas kallëzimit penal, rezulton me pjesë të kopjuara nga punimi shkencor i studiueses rumune Laura Maria Stănilă.
Plagjiaturë në punimin shkencor, batërdi me tenderët
Sipas të dhënave që "Pamfleti" ka marrë nga Agjencia e Prokurimeve, rezulton se Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, prej muajit gusht 2020, kur filloi detyrën, e deri më 31 gusht 2026, ka zhvilluar 694 tenderë, nga 411 të planifikuar për projektet në buxhetin e universitetit.
Sipas raportimeve me "Flamur të Kuq" dhe sipas denoncimeve nga studentë, pedagogë, punonjës të administratës së Universitetit të Tiranës e fakulteteve, rezulton se tenderët abuzivë dhe tenderët më tepër se planifikimi, rektori Artan Hoxha i ka sajuar për të vjedhur e për t'i bërë qoka miqve.
Në vlerën totale 62 milionë euro me TVSH, shpenzime që ka firmosur e tenderuar rektori Artan Hoxha gjatë 6 viteve në detyrë, po veçojmë disa nga tenderët:
· Pajisje mobilimi dhe grila për Universitetin e Tiranës, me vlerë 786 milionë lekë.
· Pajisje elektronike, software, aplikacione për studentët e kamera, me vlerë 474 milionë lekë.
· Mirëmbajtje ndërtesash dhe ambiente rrethuese, me vlerë 219 milionë lekë.
· Blerje pajisje elektronike e audiovizuale, me vlerë 531 milionë lekë.
· Blerje pajisje laboratorike me 7 lote, me vlerë 532 milionë lekë.
· Blerje pajisje mobilimi dhe grila, me vlerë 350 milionë lekë.
· Pajisje laboratorike për përkthimin dhe interpretimin, me vlerë totale 145 milionë lekë.
· Rikonstruksion i bibliotekës së universitetit, me vlerë 821 milionë lekë.
· Blerje pajisje elektronike dhe audiovizuale, me vlerë totale 1.3 miliardë lekë.
· Zbatimi i projektit për efiçiencën e Fakultetit të Drejtësisë, me vlerë 880 milionë lekë.
· Infrastrukturë përpunimi kompjuterik dhe siguri digjitale, me vlerë 249 milionë lekë etj.
Këto janë disa fakte nga profili i rektorit Artan Hoxha, "monstër" i diktaturës me maskë si ekspert i drejtësisë së re dhe promovues e mbrojtës i të drejtave të qytetarëve; njëherësh simbol korrupsioni me fondet shtetërore të Universitetit të Tiranës dhe të ardhurave nga pagesat e studentëve. Ka edhe shumë ‘vepra’ të tjera, pët të cilat do të flasim në vijim/Pamfletiartan hoxha rektori i universiteti të tiranës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Nepotizmi i Edi Ramës/ Fondet e ilaçeve i komandon vajza e tezes së Lindës dhe gruaja e Vangjel Tavos 5 Tetor 2026, 12:0012:00Anti-Mafia Kulla e pazareve? Evis Dimashi i Lul Bashës merr miratimin e KKT-së së Ramës; mister burimi i financimit të Elite Tower 4 Tetor 2026, 19:4319:43Anti-Mafia Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, i delegon “ustait” të Çuçit, Enea Hoti, kompetencat për tenderët, PPP-të dhe emërimet 4 Tetor 2026, 14:1614:16Anti-Mafia Andrea Shllaku dhe Ilir Hoxha në dosjet e “pazareve” me tenderët/ A do të guxojë SPAK të shembë “kullën e korrupsionit” në Portin e Durrësit? 3 Tetor 2026, 16:4516:45Anti-Mafia “Lavatriçja” e kokainës në ndërtim: kullat e Ardi Kollçakut vazhdojnë të ngrihen, hetimi nuk dihet ku ka mbetur 3 Tetor 2026, 13:4813:48Anti-Mafia Ilir Shehu (Pasholli) i “Medicamenta”, i dënuar në Itali për trafik droge e pastrim parash, ende i paprekur nga SPAK 2 Tetor 2026, 14:0214:02Anti-Mafia

