Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Berisha po mban peng rotacionin politik bashkë me Ramën”, protestuesi thirrje: Revolta është e qytetarëve, jo e Sali Berishës


Një prej protestuesve në sheshin para Kryeministrisë denoncoi veprimtarinë korruptive të qeverisë, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama “e ka marrë peng vendin”.

Një prej protestuesve në sheshin para Kryeministrisë denoncoi veprimtarinë korruptive të qeverisë, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama “e ka marrë peng vendin”. Ai u ndal edhe te thirrja e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u kërkoi demokratëve të bashkohen me protestën qytetare ditën e enjte. Protestuesi u shpreh se protesta nuk është e Berishës, por e qytetarëve, duke kërkuar mospërfshirjen e tij në të. “Edi Rama e ka marrë peng këtë vend. Të merren pasuritë! Ky është kryeministër, kryetar i SHISH, është i të gjithave. Shqiptarë, të mblidhemi edhe më shumë! I them edhe Sali Berishës: largohu, se je nëna e krimit; bashkë me Ramën jeni njësoj. Po mban peng rotacionin politik! Tani thërret protestë para Parlamentit. Kjo është protestë e qytetarëve, jo e Sali Berishës!” u shpreh ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb