Lajme Zone
Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Po e ndjekim me vëmendje, të respektohet proces i rregullt ligjor  (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Po e ndjekim me vëmendje, të respektohet proces i rregullt ligjor (VIDEO)

Çështja e paraburgimit të Erion Veliajt u ngrit edhe në takimin e zhvilluar në Elbasan mes përfaqësuesve europianë dhe pushtetit vendor shqiptar. Zyrtari europian Antonio Mazzeo theksoi nevojën për një proces të drejtë dhe respektimin e pavarësisë së gjyqësorit

“Po e ndjekim me shumë vëmendje atë që po ndodh me kryetarin e Bashkisë së Tiranës”. Kështu u shpreh Antonio Mazzeo, bashkëkryetar i Komitetit të Përbashkët Konsultativ CoR-Shqipëri, gjatë takimit të mbajtur në Elbasan, ku ngriti çështjen e paraburgimit të Erion Veliajt dhe theksoi se duhet të respektohen plotësisht procesi i rregullt ligjor dhe pavarësia e gjyqësorit. Zyrtari europian solli në vëmendje edhe raportin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, që ngre shqetësimin për praktikën e paraburgimit të zgjatur ndaj kryetarëve të bashkive. “Më falni se po hyj në një dinamikë me karakter lokal, por është raporti i paraqitur pranë Këshillit të Evropës lidhur me praktikën e paraburgimit të zgjatur ndaj kryetarëve të bashkive, duke sjellë në vëmendje edhe vëzhgimet nga Komisioni i Vjenës. Më duhet të them se ne, si përfaqësues të autonomive vendore, po e ndjekim me shumë vëmendje atë që po ndodh sot lidhur me kryetarin e bashkisë së Tiranës, duke ritheksuar rëndësinë e respektimit të plotë të procesit të rregullt ligjor dhe të pavarësisë së gjyqësorit”, tha Mazzeo. LEXO EDHE:BE dënon dhunën në protesta: Ankesat në institucione, pakënaqësitë jo duke shkatërruar pronën publike e private! De Sousa: T'i shpjegojmë rinisë rregullat e lojës në demokraci Deklarata vjen dy ditë pas transferimit të Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit, më 28 tetor. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e argumentoi transferimin me arsye sigurie, ndërsa shkaqet konkrete të vendimit u klasifikuan si “sekret shtetëror”. Veliaj e ka kundërshtuar transferimin, duke e cilësuar arbitrar dhe “rrëmbim policor”. Kryebashkiaku u arrestua më 10 shkurt 2025 dhe ndodhet në paraburgim prej shkurtit të vitit 2025 U.D A.Hl Shqiptarja.com TAG: Gledian Llatja protestat kunder qeverise erion veliaj Sofia Moreira de Sousa Antonio Mazzeo Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.9% Jo 41.4% Nuk e di 9.8% Vota total: 307 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?