Erion Veliaj në publikimin e trakteve të tij të fundit ku kërkon të bëjë rolin e viktimës dhe të politizojë çështjen e tij, për shkak të gjyqit që ka në Strasburg, ka theksuar një fjali, ai nuk i bie me gurë partisë së tij, shtëpisë së tij, Partisë Socialiste.
Se ku e gjeti partinë e tij Erion Veliaj, Partinë Socialiste, është njëra anë, megjithëse ka aderuar aty pasi e nxori Partinë Socialiste në opozitë, i ra jo vetëm me gurë, por i ra me top Fatos Nanos dhe Partisë Socialiste. E nxori në opozitë, më pas u bashkua me Edi Ramën, u bë socialist dhe pjesa tjetër e historisë dihet, ministër, kryetar bashkie, tashmë i paraburgosur me 13 akuza të rënda penale.
Le të shohim pak histori.
Erion Veliaj themeloi “MJAFT-in” me një grup të rinjsh midis tyre Arbjan Maznikun, Besjan Peshën, Elisa Spiropalin, Olta Xhaçkën, Mustafa Nanon.
Të gjithë këta emra u përdorën për të rrëzuar socialistët nga pushteti dhe më pas iu bashkuan Partisë Socialiste.
Le të shohim faktet historike, janë dhjetëra protesta.
Dikur, Erion Veliaj protestonte me një fustan nuseje duke ironizuar Fatos Nanon, ndërkohë që “karma is a bitch” thonë. Sot për shkak të fustaneve të bashkëshortes së tij, ai ka një nga akuzat dhe një nga provat e gjetura nga SPAK, shpenzimet rreth 850.000 euro për veshje. Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës/ Çfarë bleu me 860 mijë euro
13 Shkurt, 16:25 Ndërkohë që atëherë dasma e Fatos Nanos mund të ketë qenë një simbolikë, vlera e të cilës duhet të ketë qenë qesharake, krahasuar me blerjet e fustaneve dhe ato që rëndom quhen “brekët e Ajolës”, apo krahasuar me dasmën në kala dhe martesën e Erion Veliajt që zgjati një javë, sa në Gjirokastër dhe në Tiranë.
Erion Veliaj përdori kundër Fatos Nanos dhe Partisë Socialiste jo vetëm protesta por edhe forma të tjera, Alb Telekom, postera, fonde të dhëna nga institucionet dhe donatorë të huaj, Soros apo kushdo tjetër. Foto-lajm/ Kur Erion Veliaj protestonte kundër socialistëve 9 Korrik, 08:45 Ajo që ra nga pushteti ishte Partia Socialiste dhe për këtë një dorë të mirë e ka dhënë dhe Erion Veliaj.
Erion Veliaj në atë kohë nuk kishte njerëz, ata ishin 20 apo 30 vetë maksimumi që merrnin ndonjë fond, merrnin ndonjë rrogë të mirë dhe bënin aktivitete. Në fakt, njerëzit në shesh i çonte Partia Demokratike. Erion Veliaj ka qenë një nga delfinët e Sali Berishës.
Për ata që nuk e besojnë, Berisha është gjallë, Flamur Noka është gjallë dhe të gjithë e dinë sesi ky i fundit, atëherë sekretari i përgjithshëm i FRPD-së, çonte të rinjtë për të protestuar me Erion Veliajn dhe për të mbushur sheshet kundër Fatos Nanos.
Në çdo aktivitet apo protestë që organizonte MJAFT, ishte dhe Flamur Noka nga pas. Janë me dhjetëra dhe qindra telefonatat që nuk i mohon dot as Flamur Noka, as Erion Veliaj. I dinë të gjithë në PD.
I dinë të gjithë në MJAFT sesi çoheshin të rinjtë për të protestuar, duke mbështetur Erion Veliajn, për të sulmuar socialistët dhe Fatos Nanon dhe e gjitha kishte dhe një përkujdesje në atë kohë. Disa drejtues të FRPD-së, përfshirë Flamur Nokën, rrinin cepave diku fshehur duke u bërë thirrje njerëzve që të mos ngrinin dy gishta lart, që të mos identifikoheshin si eksponentë dhe militantë të PD-së. Erion Veliaj, në kurrizin e socialistëve 8 Dhjetor, 19:12 Mjafton të shikosh fotot e kohës, filmimet e kohës, mediat e kohës dhe të gjithë e dinë se Erion Veliaj ishte i mbështetur në aktivitetin e tij kundër socialistëve nga Sali Berisha.
Prandaj gjithçka thotë sot unë nuk i bie me gurë shtëpisë time është një mashtrim.
Partia Socialiste është shtëpia. A nuk është Erion Veliaj që i ka rënë me gurë për më tepër, a nuk ka qenë në aleancë me Sali Berishën në atë kohë?
A nuk e mbështeste Sali Berisha me njerëz kundër Fatos Nanos?
PD-ja kishte të drejtën e saj, ishte në opozitë, do bënte çdo lloj lëvizje dhe Erion Veliaj ishte një nga ata që i shërbeu opozitës së asaj kohe për të rrëzuar socialistët, për të çuar më pas mijëra militantë të kësaj partie të papunë për tetë vite, të cilët u detyruan më pas të pranonin Edi Ramën kryetar, por dhe Erion Veliajn në Partinë Socialiste, i cili provën e tij të vetme e pati me 99-çat në vitin 2009 ku dështoi me sukses dhe më pas u detyrua të bashkohej me socialistët. Pse nuk besohet Erion Veliaj? 3 Nëntor, 12:18 Ai bashkë me të tjerët, Arbjan Maznikun, Olta Xhaçkën, Elisa Spiropalin etj. u bënë ministra, zyrtarë të lartë, por që fillimisht ishin ata që e rrëzuan Partinë Socialiste nga pushteti, i ranë me gurë, i ranë me top, e tallën e ironizuan Partinë Socialiste me një qëllim të vetëm që më pas ta gjenin të dobësuar me hapësira boshe dhe të hynin vetë dhe ta shfrytëzonin për të marrë pushtet, por dhe për të bërë korrupsion.
Shumë prej njerëzve që kanë qenë pjesë e MJAFT-it dhe kanë qenë ministra të Edi Ramës, sot janë në SPAK me akuza të rënda penale dhe ky është fakt. Ashtu sikurse është fakt se Erion Veliaj është një nga njerëzit kryesorë që ka qëlluar me gurë Partinë Socialiste dhe e ka nxjerrë në opozitë.
Dhe sot po bën të njëjtën gjë, po e qëllon me gurë, me intriga, me skenar nga burgu, edhe pse ka 13 akuza të rënda penale dhe nuk shkon të gjykohet, por ka zgjedhur t'i bjerë PS-së me gurë si 21 vite më parë.
Vesi del me shpirtin dhe Erion Veliaj e ka këtë ves. Shtëpisë së tij i bie me gurë dhe kjo është një prova. Ashtu siç ka bërë në 2005-ën, po bën dhe sot./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

