Deputetët e Sali Berishës / Plani për t’i futur në garën e 9 majit 2027 ka dështuar që në nisje. Askush nuk pranon të rrezikojë mandatin në Tiranë, Durrës, Fier dhe bashkitë e tjera kryesore... Sali Berishës i është hapur një problem i ri brenda grupit parlamentar, përveç ndarjes së deputetëve të PD-së në tre klane interesash dhe kacafytjes së heshtur mes tyre, me intriga, kurthe dhe sulme denigruese ndaj njëri-tjetrit.
Sipas informacioneve të “Pamfleti”-t, deputetët e PD-së po refuzojnë skemën e kryetarit Sali Berisha që, në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, kandidatët përballë PS-së të zgjidhen mes deputetëve të qarqeve përkatëse.
Pa mbledhur Kryesinë e partisë, Berisha u ka propozuar paraprakisht drejtuesve politikë dhe deputetëve të kandidojnë për kryetarë në bashkitë Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Ai pretendon se këto figura mund të fitojnë.
Deri tani, asnjë deputet i PD-së në qarqet ku ndodhen këto bashki nuk e ka pranuar kandidimin. Të gjithë po i shmangen planit të Berishës, pikërisht kur atij i duhet më shumë se kurrë që PD-ja dhe koalicioni opozitar të fitojnë Tiranën dhe disa prej bashkive kryesore.
Nga tetë deputetët që PD-ja ka në Qarkun e Tiranës, asnjëri nuk guxon të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Nuk ka pranuar as Jorida Tabaku, e cila e fitoi mandatin me vota të drejtpërdrejta në listën e hapur.
Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Jozefina Topalli, Edi Paloka, Besart Xhaferi dhe deputetët e tjerë të Tiranës nuk duan të rrezikojnë mandatin. Ata e dinë se mund të mos marrin as shumicën e votave të demokratëve.
Për të njëjtën arsye, edhe pesë deputetët e PD-së në Qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, Manjola Luku, Gent Strazimiri, Igli Cara dhe Arian Ndoja, po refuzojnë propozimin e Berishës për të kandiduar në Bashkinë e Durrësit.
Kandidimin për Bashkinë e Fierit e kanë refuzuar edhe tre deputetët demokratë të këtij qarku, Gazment Bardhi, Luan Baçi dhe Saimir Korreshi. Ata po përdorin si rrugëdalje propozimin për të përzgjedhur ndonjë intelektual ose biznesmen nga strukturat bazë të partisë.
Propozimin e Berishës e kanë refuzuar edhe deputetët e qarqeve Vlorë, Berat, Korçë dhe Shkodër. Ata nuk shqetësohen vetëm për humbjen e mundshme të PD-së në zgjedhjet vendore. Secili e di se, nëse pranon kandidimin dhe humbet, rrezikon edhe mandatin e deputetit.
Një tjetër manovër për t’iu shmangur kandidimit lidhet me formulën e kandidatëve konsensualë të koalicionit të PD-së me partitë e tjera opozitare. Deri tani, vetëm deputeti Xhelal Mziu ka deklaruar se është gati të kandidojë në Kamëz.
Në raportet që i dërgojnë Berishës, deputetët pretendojnë se PD-ja gëzon mbështetjen e plotë të demokratëve dhe të shumicës së banorëve në çdo zonë. Ata parashikojnë fitore bindëse në zgjedhjet vendore.
Megjithatë, asnjëri nuk pranon ta provojë këtë mbështetje duke kandiduar për kryetar bashkie.
Deputetët flasin për mbështetje popullore në çdo bashki, por nuk pranojnë të kandidojnë në Tiranë dhe qytetet kryesore. Ata po i shmangen garës edhe në Sarandë, Himarë, Lushnjë, Kukës, Dibër, Lezhë, Tepelenë, Mallakastër dhe Gjirokastër.
Raportet i premtojnë Berishës fitore. Refuzimet e deputetëve tregojnë se vetë ata nuk u besojnë raporteve që firmosin./Pamfletideputetët e berishës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Përplasje për gjobat ndaj protestuesve, socialisti: PD i paguan për dhunë! Zhupa: Merruni me ata që vjedhin buxhetin 6 Nëntor 2026, 12:4412:44Politike Rama paralajmëron fundin e kontrolleve të befasishme në biznese: Inspektorët me kamera, do të regjistrohet në kohë reale 6 Nëntor 2026, 12:4812:48Politike Ambasadorja holandeze mesazh Ramës: Protestat janë e drejtë themelore, dhuna na ka shokuar! 6 Nëntor 2026, 12:3512:35Politike Hetimi i SPAK për KAYO-n, Kapri përplaset me ministrin, Nufi e pranon: Nuk ka nisur ende prodhimi i armëve 6 Nëntor 2026, 12:2112:21Politike PD ankimon në Kushtetuese tre akte të qeverisë për protestat, Bardhi: Interpelancë urgjente me drejtorin e Policisë 6 Nëntor 2026, 11:5611:56Politike Meta sulmon Ramën për raportin e KE-së: Nuk ka Europë që ia mbulon korrupsionin! 6 Nëntor 2026, 11:4411:44Politike

