Edi Rama dhe Friedrich Merz / Fusnota gjermane që rrëzon 2027-n e Edi Ramës... BE-ja i dha Malit të Zi afate të qarta për anëtarësimin, ndërsa Shqipërisë vetëm një objektiv “tepër ambicioz”. Ndarja nga Podgorica zbulon pasigurinë që fshihet pas festës qeveritare. Përtej tam-tameve shurdhuese të Edi Ramës për Raportin e Progresit të Komisionit Europian dhe sulmeve standarde, gati nihiliste, të opozitës, kjo histori fsheh një të vërtetë të hidhur, për të cilën nuk po flet askush.
Në samitin e fundit të krerëve të Bashkimit Europian, Brukseli vendosi ta ndante Malin e Zi nga Shqipëria në rrugën e anëtarësimit. Deri pak kohë më parë, të dyja vendet trajtoheshin si pjesë e të njëjtit grup.
Për Malin e Zi u vendosën afate të qarta: mbyllja e negociatave në dhjetor të këtij viti dhe përfundimi i traktatit të anëtarësimit gjatë vitit 2027.
Për Shqipërinë nuk ka një vendim të tillë. Ekziston vetëm perspektiva që negociatat të mbyllen në vitin 2027, e shoqëruar me një kleçkë diplomatike: “afat tepër ambicioz”.
Në gjuhën e Brukselit, kjo do të thotë se afati nuk konsiderohet realist.
Sipas burimeve diplomatike, zyrtarë europianë i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të pranonte dhjetorin 2028 si afat realist për mbylljen e negociatave. Edi Rama insistoi për vitin 2027, me reagime deri edhe kolerike, të ngjashme me qëndrimin që mbajti në Stamboll për Samitin e NATO-s. Në fund, ai mori vitin 2027, por bashkë me fusnotën që e relativizon atë.
Gjermania udhëhoqi manovrën për ndarjen e Malit të Zi nga Shqipëria. Berlini mbështeti vendosjen e datave të përcaktuara për Podgoricën, organizimin e dy samiteve të BE-së në Malin e Zi dhe formulën e rezervuar për Tiranën.
Edhe mediat gjermane kanë përcjellë sinjale të qarta dyshimi për aftësinë e Shqipërisë që ta përfjë procesin brenda afatit. Deutsche Welle në gjuhën shqipe ka theksuar pengesat, kushtet dhe pasiguritë që lidhen me vitin 2027.
Edi Rama e ka ditur prej kohësh këtë qëndrim. Si në Tivat, ashtu edhe në Budva, kancelari gjerman Friedrich Merz ia ka përcjellë qartë mesazhin politik. Sipas burimeve, Rama aktivizoi edhe Giorgia Melonin për të lobuar kundër ndarjes së Shqipërisë nga Mali i Zi.
Ky lobim nuk funksionoi. Kryeministrja italiane bojkotoi të dy samitet e BE-së në Malin e Zi, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për ta shkëputur Shqipërinë nga Podgorica.
As zemërimi i Giorgia Melonit nuk e ndryshoi rezultatin. Italia mund ta kishte bllokuar vendimin me veto, por nuk e bëri.
Pasiguria mbi mbylljen e negociatave për Shqipërinë krijon një rrezik të madh politik. Nëse Marine Le Pen fiton zgjedhjet presidenciale në Francë dhe AfD-ja forcohet më tej në Gjermani, i gjithë procesi i zgjerimit mund të bllokohet.
Në atë rast, objektivi europian që Edi Rama e ka shitur si suksesin historik të qeverisjes së tij mund të kthehet në dështimin e saj më të madh. Një goditje e tillë mund t’i kushtojë edhe pushtetin.
A është ky plani gjerman?
Përgjigjja mund të varet nga ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, humbja e rëndë e Donald Trumpit e ndërlikon lojën për Ramën. Në këtë klimë, edhe Samiti i NATO-s në Tiranë mund të pësojë fatin e afatit europian: të shtyhet pa një datë të sigurt./Pamfletie fshehta e hidhur samiti i be shqipëria fusnota gjermane Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Deputetët i premtojnë fitore Sali Berishës në zgjedhjet lokale, por refuzojnë të kandidojnë 6 Nëntor 2026, 13:2513:25Politike Përplasje për gjobat ndaj protestuesve, socialisti: PD i paguan për dhunë! Zhupa: Merruni me ata që vjedhin buxhetin 6 Nëntor 2026, 12:4412:44Politike Rama paralajmëron fundin e kontrolleve të befasishme në biznese: Inspektorët me kamera, do të regjistrohet në kohë reale 6 Nëntor 2026, 12:4812:48Politike Ambasadorja holandeze mesazh Ramës: Protestat janë e drejtë themelore, dhuna na ka shokuar! 6 Nëntor 2026, 12:3512:35Politike Hetimi i SPAK për KAYO-n, Kapri përplaset me ministrin, Nufi e pranon: Nuk ka nisur ende prodhimi i armëve 6 Nëntor 2026, 12:2112:21Politike PD ankimon në Kushtetuese tre akte të qeverisë për protestat, Bardhi: Interpelancë urgjente me drejtorin e Policisë 6 Nëntor 2026, 11:5611:56Politike

