Lajme Zone
Goditje për Netanyahun pas zgjedhjeve, Trump 'fut në lojë' Tony Blair për të çuar liderin e opozitës drejt pushtetit
PolitikëPamfleti

Goditje për Netanyahun pas zgjedhjeve, Trump 'fut në lojë' Tony Blair për të çuar liderin e opozitës drejt pushtetit

Sipas raportimeve të mediave izraelite, Blair do të zhvillojë një takim me Eisenkotin, i cili po përpiqet të sigurojë mandatin për formimin e qeverisë së re, në kushtet kur asnjë nga kampet politike nuk ka arritur të sigurojë shumicën parlamentare.

Ndërsa Blair përpiqet të çojë përpara fazën e dytë të planit amerikan, vendimi i presidentit Herzog për mandatarin e ri mund të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e qeverisë izraelite, por edhe drejtimin që do të marrë procesi i paqes në Gaza. Ish-kryeministri britanik është përfshirë në negociatat për Gazën si një prej figurave të larta të Bordit të Paqes të Donald Trump. Ish-kryeministri britanik Tony Blair pritet të takohet me liderin e opozitës izraelite, Gadi Eisenkot, për të diskutuar mbi avancimin e planit amerikan për armëpushimin në Gaza. Takimi zhvillohet në një moment kur Izraeli po përballet me një ngërç politik pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, të cilat nuk prodhuan një fitues të qartë.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, Blair do të zhvillojë një takim me Eisenkotin, i cili po përpiqet të sigurojë mandatin për formimin e qeverisë së re, në kushtet kur asnjë nga kampet politike nuk ka arritur të sigurojë shumicën parlamentare.

Takimi vjen një ditë pasi Blair zhvilloi bisedime të ndara me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Blair ndodhet në Izrael për të diskutuar hapat e mëtejshëm të planit amerikan për armëpushimin në Gaza, një proces që ka ngecur gjatë muajve të fundit dhe që deri më tani nuk ka arritur t'u japë fund sulmeve vdekjeprurëse izraelite në enklavë apo të sigurojë çarmatimin e Hamasit.

Megjithatë, e ardhmja e Gazës është tashmë e lidhur ngushtë edhe me zhvillimet politike në Izrael. Zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit nuk prodhuan një fitues të qartë, duke mos i dhënë as Netanyahut dhe as Eisenkotit një rrugë të sigurt drejt krijimit të shumicës në parlament.

Kjo situatë i ka lënë presidentit Isaac Herzog, roli i të cilit është kryesisht ceremonial, përgjegjësinë e vështirë për të përcaktuar se cili prej kandidatëve ka shanset më të mira për të formuar një koalicion qeverisës në një vend thellësisht të ndarë politikisht.

Eisenkot shihet si më i moderuar në strategjinë ushtarake

Eisenkot konsiderohet më i moderuar se Netanyahu sa i përket vizionit për strategjinë ushtarake. Megjithatë, kreu i partisë Yashar ka bërë të qartë se edhe qeveria e tij nuk do të lejonte krijimin e një shteti palestinez.

Ish-kryeministri britanik, i cili që prej largimit nga detyra në vitin 2007 ka vijuar të jetë aktiv në çështjet ndërkombëtare, pritet të diskutojë me drejtuesit izraelitë mënyrat për të çuar përpara fazën e dytë të kornizës amerikane të paqes.

Kjo fazë parashikon tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Rripi i Gazës, si dhe dorëzimin e armëve nga Hamasi.

Blair është angazhuar në diplomaci intensive dhe takime ndërmjetësuese mes Jerusalemit, Kajros dhe kryeqyteteve të tjera të Lindjes së Mesme, në kuadër të rolit të tij si një prej drejtuesve themelues të Bordit të Paqes, të krijuar me mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Megjithatë, Eisenkot ka qenë më herët kritik ndaj këtij institucioni. Ai ka paralajmëruar kundër një skenari ku, sipas tij, kuadri i ri i Bordit të Paqes do të përfnte duke e lënë Hamasin në pushtet.

67 deputetë mbështesin Eisenkotin, 46 Netanyahun

Ish-shefi i ushtrisë izraelite dhe lideri i partisë Yashar, 66 vjeç, mori të enjten mbështetjen e shumicës së ligjvënësve për të tentuar formimin e qeverisë së re.

Megjithatë, presidenti Herzog, i cili ka premtuar se do të caktojë kandidatin deri të dielën, deklaroi se ende nuk është e qartë se kush ka mundësitë reale për të kapërcyer ngërçin politik.

Gjatë konsultimeve maratonë me përfaqësuesit e partive parlamentare, të zhvilluara të mërkurën dhe të enjten, 67 nga 120 deputetët e parlamentit izraelit shprehën mbështetjen për Eisenkotin, ndërsa 46 u rreshtuan në favor të Netanyahut.

Në një deklaratë televizive pas përfundimit të konsultimeve, Herzog pranoi se, megjithëse rezultatet e diskutimeve mund të duken të qarta në pamje të parë, situata është shumë më e ndërlikuar.

Ai theksoi se ekzistojnë veto të ndërsjella mes dy blloqeve politike, por edhe brenda vetë kampeve, çka e bën të vështirë përcaktimin e kandidatit që ka shanset më të mira për të formuar një qeveri.

Herzog njoftoi se vendimin përfundimtar do ta marrë të dielën, ndërsa gjatë fundjavës izraelite, e cila përfshin të premten dhe të shtunën, do të zhvillojë bisedime individuale me disa prej drejtuesve të partive politike.

Ngërçi politik rrezikon të ndikojë edhe në të ardhmen e Gazës

Zhvillimet e fundit tregojnë se negociatat për të ardhmen e Gazës nuk varen vetëm nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe ndërmjetësimi amerikan, por edhe nga ekuilibrat e brishtë politikë brenda Izraelit.

Ndërsa Blair përpiqet të çojë përpara fazën e dytë të planit amerikan, vendimi i presidentit Herzog për mandatarin e ri mund të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e qeverisë izraelite, por edhe drejtimin që do të marrë procesi i paqes në Gaza.goditje për netanyahun pas zgjedhjeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Copernicus: Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori 6 Nëntor 2026, 13:2213:22Rajoni dhe Bota Lukashenko nxjerr zbuluar këshillat e Vuçiç për Ramën: I jepte leksione si të shtypte protestat dhe shiko çfarë i ndodhi (Video) 6 Nëntor 2026, 13:0613:06Rajoni dhe Bota A po arratisen njerëzit e Vuçiç drejt Moskës? 6 Nëntor 2026, 13:0313:03Rajoni dhe Bota Vijojnë alarmet për bomba në Europë, kërcënime ndaj avionëve dhe redaksive të mediave 6 Nëntor 2026, 11:5611:56Rajoni dhe Bota Ushtria e hakerëve të Kim Jong-un: Rekrutohen që nga mosha 11 vjeç, jetojnë nën presion dhe shpërblehen me apartamente 6 Nëntor 2026, 11:4611:46Rajoni dhe Bota Si funksionon vetoja në SHBA, mjeti më i fuqishëm presidencial? 6 Nëntor 2026, 11:4111:41Rajoni dhe Bota