TIRANË- 18 muaj pas arrestimit me urdhër të SPAK, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po përgatitet ta çojë çështjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Brenda shtatorit Veliaj do të ankimojë masën e sigurisë ndaj tij në Strasburg. Për këtë qëllim e vizituan këtë të martë në ambientet e burgut të Durrësit një grup avokatësh britanikë të studios ligjore ndërkombëtare Mishcon de Reya LLP, të cilët u lejuan ta vizitonin për herë të parë pas disa refuzimeve nga Prokuroria e Posaçme. Avokatëve u ishte dhënë leje me status vizitori dhe jo si avokat apo si studio ligjore. Ben Brandon për media u shpreh i bindur se vendimet e marra nga gjykatat vendase në Shqipëri do të rrëzohen dhe Veliaj sa më parë të rikthehet në detyrën e tij si kryebashkiak i Tiranës. LEXO edhe...Vendimi i Administratives për Veliajn, Ndreca: Do ta apelojmë! Arresti i kryebashkiakut, avokati: Në shtator në Strasburg “Kemi shpresë se vendimet e gjykatave vendase do të rrëzohen dhe Veliaj do të lirohet dhe do t'i rikthehet jetës së tij të përditshme dhe funksioneve të tij si kryebashkiak i Tiranës, i zgjedhur demokratisht", tha ai. Plarent Ndreca, avokati i Veliajt që shoqëronte të huajt, tha se ankimi në Strasburg do të synojë ankimin për ato kërkesa që u rrëzuan në Gjykatë Kushtetuese. Ndreca tha se brenda muajit shtator do të kenë gati ankimin për masën e sigurisë, ndërsa shtoi se ekipet e studios ligjore amerikane nuk janë lejuar ende të takohen me Veliajn. “Kolegët nga Anglia po lejohen për herë të parë pas muajsh kërkesa të vazhdueshme. Edhe pse nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë, është bërë e mundur që një pjesë e ekipit të huaj të vijë e të vizitojë Velijan. Ekipi amerikan nuk është lejuar ende. Takimi lidhet me aplikimin që ne do bëjmë në Strasburg lidhur me masën e sigurimit. Korrëm një fitore në Kushtetuese që e ktheu masën e sigurimit në gjykatë të lartë. Nuk janë pranuar të gjitha pikat, dhe për këto pika ne do të shkojmë në Strasburg. Gjendja e Veliajt është shumë e mirë, është i qartë për çështjen dhe për betejën që ka bërë dhe e pret. Çështja në Strasburg duhet të depozitimet brenda 4 muajve, besoj se do e bëjmë shumë shpejt, në shtator”, tha Ndreca. Ndreca paralajmëroi edhe njëherë ankim ndaj vendimit të Gjykatës Administrative që rrëzoi kërkesën e Veliajt për ligjshmërinë emërimit të Ols Dados si prokuror. “Në lidhje me emërimin e Dados e kemi bërë të qartë që do apelojmë vendimin, që nuk na pranoi të legjitimohemi. Është shmangie nga gjykimi, por ka interes për çdo qytetar të republikës së Shqipërisë që do të dije nëse një prokuror në SPAK është i emëruar apo jo në mënyrë të ligjshme. Kjo çështje do vijojë deri kur ne të marrim të drejtën, ashtu siç e kemi marrë kur kemi këmbëngulur. Ne i morëm dosjet, kemi ngritur çështjen e moskomunikimit me avokatët e huaj, kaloi një kohë e gjatë por e morëm komunikimin me avokatët e huaj. Jemi të bindur se ky proces ka nisur i man, përmes një kallëzimi të një personi anonim. Ajo që duhet thënë dhe ne do ta përsërisim, është që ne do të ndjekim çdo lloj ankimi juridik për të çuar çështjen deri në fund”, theksoi Ndreca. Mbrojtja e Veliajt po e bën gati dosjen për në Strasburg, pasi Gjykata Kushtetuese më 25 maj u shpreh për masën e sigurisë duke e kthyer çështjen edhe njëherë në Gjykatën e Lartë për shqyrtim. Kushtetuesja vendosi 5 me 3 në favor të Veliajt, duke urdhëruar Gjykatën e Lartë, që të argumentojë pse nuk ka pranuar kërkesat e kryebashkiakut për jo proporcionalitet të masës së sigurisë dhe mbylljen në ka kafazin e xhamtë gjatë seancave gjyqësore. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 16:06 Vendimi i Administratives për Veliajn, Ndreca: Do ta apelojmë! Arresti i kryebashkiakut, avokati: Në shtator në Strasburg Në një deklaratë për mediat pas takimit me kryebashkiakun Erion Veliaj në burgun e Durrësit, ku i pranishëm ishte edhe avokati britanik, Ben Brandon (takim që u mundësua për herë të parë pas 8 muajsh), Plarent Ndreca tha se fokusi i diskutimit ishte aplikimi në Gjykatën e Strasburgut për masën e arrestit me burg.Ai ritheksoi se do të apelohet edhe vendimi i shkallës së parë të Gjykatës Administrative që nuk pranoi legjitimitetin e Veliajt si palë. Ndreca shtoi se është ngritur edhe çështja e marrjes së dosjeve dhe mandatit të kryetarit të bashkisë, duke theksuar sërish se ky proces ka nisur i manipuluar nga një kallëzues anonim. Faktet do të prezantohen së shpejti. Çështja do të depozitohet me gjasë në shtator dhe gjithçka lidhet me Gjykatën e Strasburgut do të realizohet në bashkëpunim me avokatët anglezë e amerikanë.Plarent Ndreca: Kolegët nga Anglia kanë ardhur për t’u lejuar për herë të parë, pas 8 muajsh kërkesash të vazhdueshme që ata kanë bërë në Prokurorinë e Posaçme, të komunikojnë me Veliajn. Fatkeqësisht, edhe pse nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë proceduriale, është bërë e mundur pas një kohë kaq të gjatë që një pjesë e ekipit të huaj, të vijë e të vizitojë Erionin sepse duhet të keni parasysh që ekipi amerikan nuk është lejuar akoma për të ardhur e për ta vizituar. I gjithë takimi në intervistën që bëmë sot më në fund, me kolegët, lidhet me aplikimin që do bëjmë në Gjykatën e Strasburgut, në lidhje me masën e sigurimit, sepse vërtet ne korrëm një fitore në Gjykatën Kushtetuese, e cila e ktheu çështjen, shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Lartë për të riparë çështjen e masës së sigurimit. Megjithatë, nuk janë pranuar të gjitha pikat që kemi kërkuar në Gjykatën Kushtetuese dhe për këto pika do të shkojmë në Gjykatën e Strasburgut. Për këtë është edhe ekipi anglez i mbrojtjes.Në lidhje me dy pikat e tjera që ju përmendët, sigurisht që i kemi ngritur. Në lidhje me emërimin e z. Dado, kemi bërë të qartë se do apelojmë vendimin e shkallës së parë, i cili nuk ishte vendim në themel që na rrëzonte kërkesën, por ishte një vendim i cili nuk pranonte që ne të legjitimoheshim në këtë kërkesë, çka është një shmangie nga gjykimi i një çështje që ka, jo vetëm interes juridik e ligjor për ne, si mbrojtje e z. Veliaj, për z. Veliaj si kryetar i Bashkisë, por ka interes në fakt për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, i cili duhet të dijë nëse një prokuror në Prokurorinë e Posaçme, në këtë rast është i emëruar apo jo në mënyrë të ligjshme, i cili ka në dorë një pushtet të deleguar nga Kushtetuta që mund të shkaktojë dëme të rënda në të drejtat, liritë themelore të njeriut. Kjo çështje do vijojë deri kur të marrim të drejtën, ashtu siç ne e kemi marrë gjithmonë kur kemi këmbëngulur dhe kemi trajtuar çdo element juridik të çështjes së Erionit.Kemi ngritur çështje që kanë të bëjnë me marrjen e dosjeve, i morëm dosjet, kaloi kohë, por i morëm. Kemi ngritur edhe çështjen e mos komunikimit me avokatët e huaj. Kaloi një kohë e gjatë, por e morëm komunikimin me avokatët e huaj.Në lidhje me çështjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë, e morëm edhe mandatin e kryetarit të Bashkisë. Kemi ngritur çështjen e masës së sigurimit. Kaloi kohë e gjatë, por edhe ajo besoj se u fitua në Gjykatën Kushtetuese. Ne do e ndjekim çdo element juridik deri në Gjykatën e Strasburgut, sepse jam i bindur që ky proces ka filluar i manipuluar nëpërmjet një kallëzimi anonim, i cili shumë shpejt do i bëjmë publike edhe elementë e fakte të tjerë në lidhje me këtë kallëzues. Ajo që duhet thënë dhe ne do e përsërisim gjithmonë është që do ndjekim çdo lloj ankimi juridik për të çuar çështjen deri në fund dhe për ta çuar këtë betejë deri në fitoren e z. Veliaj.-Kur pritet t’i drejtoheni Strasburgut dhe cila ishte gjendja e klientit tuaj?Plarent Ndreca: Gjendja e klientit tonë është shumë e mirë. Është besimplotë, është shumë mirë fizikisht dhe mendërisht. Është i qartë, shumë i qartë për çështjen dhe betejën që ka bërë dhe e pret. Çështja në Strasburg duhet të depozitohet brenda 4 muajsh nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por ne besojmë se do e bëjmë shumë shpejt. Ndoshta në shtator, fillim shtatori.-Hapi tjetër i radhës, përveç Strasburgut?Plarent Ndreca: Ne jemi në gjykim në themel dhe do jeni të informuar mbi çdo lëvizje që do bëjmë edhe në gjykimin në themel. Ne do çojmë në Strasburg edhe vendimin e Gjykatës paraprake, i cili nuk i krijoi mundësinë z. Veliaj të njihej me çështjen, madje të mos kishte as avokat në gjykimin paraprak dhe gjithashtu do çojmë edhe një çështje tjetër që ka lidhje me pavlefshmërinë e akteve në Gjykatën Kushtetuese; pra do ndjekim çdo lloj hapi dhe ju do jeni të informuar mbi çdo hap që ne do ndjekim.-Çfarë i sjell mbrojtjes ekipi anglo-amerikan?Plarent Ndreca: Sigurisht një vlerë e shtuar. Eksperienca e një ekipi të njohur nga Anglia për çështje që lidhen me Strasburgun dhe sigurisht, që gjithë çështjet që kanë të bëjnë me Strasburgun do i realizojmë në bashkëpunim me kolegët nga Anglia dhe Amerika, të cilët fatkeqësisht nuk e kanë marrë lejen akoma nga SPAK, për t’u prezantuar me klientin e tyre. Share Ora 14:46 Fraksioni i ndarë i dosjes Veliaj, BKH sekuestron disa dokumente në Bashkinë e Tiranës Agjentët e BKH-së mësohet se kanë zbarkuar këtë të martë në ambientet e Bashkisë së Tiranës. Burimet sqarojnë se BKH ka sekuestruar disa dosje në kuadër të hetimeve për fraksionin e ndarë të dosjes Veliaj. Share SI.E./P.J/ReportTv.al Plarent Ndreca erion veliaj arrestimi i erion veliajt ols dado Komento Komente Demokrati: 28/07/2026 14:55 Kane ardhur hajdutet te mbrojne hajdutin e vogel te narkoshtetit. Po kur te shkoje Edvini Capo dei Capi kush do vije ta mbroje BiBi. Ju qifshim fisin dhe jo vetem bashke me komunistin Saleh al Salah. Përgjigju Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.2% Jo 29.1% Nuk e di 6.7% Vota total: 6786 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

