Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Rasti i kërcënimit me thikë kërkon hetim të menjëhershëm”/ Aktivistja Vatnikaj: U cenua parimi i proporcionalitetit. Presioni dhe arbitrariteti nuk na frikësojnë


Aktivistja Sidorela Vatnikaj dënoi edhe një herë arrestimet dje në protestën para Parlamentit. Ajo tha se as arbitrariteti dhe as kërcënimet nuk I frikësojnë dhe do të vijojnë pasi klasa politike nuk përfaqëson shqiptarët.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj dënoi edhe një herë arrestimet dje në protestën para Parlamentit. Ajo tha se as arbitrariteti dhe as kërcënimet nuk I frikësojnë dhe do të vijojnë pasi klasa politike nuk përfaqëson shqiptarët. “Ndërkohë qytetarët që protestojnë prej gati 2 muajsh radhazi, mbledhja te Parlamenti është akt simbolik kundërshtimii ndaj një isntitucioni që nuk prfaqëson më interest e qytetarvë dhe klasa politike ka zgjedhur të mos dëgjojë më shqiptarët. Që në momentin e mbërritjes sonë u përballëm me një prani policore joproporcionale, dhjetra polivë më shkopinj gome, autobote ishin vendosur përballë që nuk justifikohen nga numri dhe sjellja e protestuesve. Mgjitjëse nuk provokuma 6 qytetarë u shoqëruan. Shoqërimet arbitrate përbëjnë intimidim dhe presion për të ulur pjesëmarrjen. Disa u goditën me spraj me piper, kjo cenon parimin e proporcionalitetit.

Një numër civlësh vepronin të paverifikuar, ngjarja më e rëndë ëshët kërcënimi me thikë, kjo ngjarje kërkon hetim të menjëhershëm pasi përbën kërcënim dhe tregon sesi menaxhohen protestat. Protesta është instrument demokratik dhe as arbitrariteti e as intimidimi nuk na frikësojnë”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb