Lajme Zone
SPAK e kërkon për aferat te AKSHI, Ermal Beqiri arrestohet për spiunazh në Francë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK e kërkon për aferat te AKSHI, Ermal Beqiri arrestohet për spiunazh në Francë

Sipas medias franceze, ngjarja ndodhi të shtunën pasdite. Avioni po fluturonte në rreth 3.700 këmbë (afro 1.200 metra), por piloti e uli lartësinë në 3.500 këmbë, duke hyrë nën kufirin minimal të lejuar për fluturime mbi një objekt strategjik.

Ermal Beqiri, në sfond centrali bërthamor Beqiri është ndaluar nga autoritetet franceze, pasi ka fluturuar me avion sipër një centrali bërthamor. Ai po hetohet për spiunazh... Një shtetas shqiptar është ndaluar nga autoritetet franceze pasi fluturoi me një avion të vogël civil mbi centralin bërthamor të Penly, në rajonin Seine-Maritime, në një lartësi më të ulët se kufiri i lejuar për zonat e ndjeshme. Rasti po hetohet edhe për pistën e mundshme të spiunazhit, raporton Le Journal du Dimanche (JDD).

Sipas medias franceze, ngjarja ndodhi të shtunën pasdite. Avioni po fluturonte në rreth 3.700 këmbë (afro 1.200 metra), por piloti e uli lartësinë në 3.500 këmbë, duke hyrë nën kufirin minimal të lejuar për fluturime mbi një objekt strategjik.

Menjëherë pas sinjalizimit, Forcat Ajrore dhe Hapësinore të Francës ngritën një mjet ushtarak që shoqëroi avionin deri në aeroportin e Albertit, ku piloti u arrestua sapo u ul në pistë.

Sipas JDD, i ndaluari është identifikuar si Ermal B., shtetas shqiptar, i njohur më parë nga autoritetet franceze dhe shqiptare për vepra që lidhen me mashtrimin financiar, mashtrimin në grup të organizuar dhe aktivitete të paligjshme në fushën e hakerimit. Ndaj tij, sipas të njëjtit burim, ekziston edhe një urdhër kërkimi i lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Por sipas burimeve tona, bëhet fjalë për Ermal Beqirin, i kërkuar nga SPAK për aferën e AKSH-it. Biznesmeni Beqiri është në kërkim prej disa muajsh, pasi dyshohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që ka manipuluar tenderat me vlerë miliona euro të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Beqiraj zotëron kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se përfitoi tenderë mbi 1.1 milion euro pas kërcënimeve që krahu i djathtë i Ergys Agasit, i bëri një shoqërie të përfshirë në një nga garat e shumta. Jahte, dhjetëra hektarë pyje, apartamente dhe garazhe, SPAK sekuestron 41 pasuri të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit!

21 Prill, 20:57 Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në veshjet e tij tre pajisje gjurmuese Apple AirTag. Sipas burimeve të cituara nga JDD, ky detaj ka shtyrë hetuesit të shqyrtojnë mundësinë që piloti të ketë vepruar nën presion ose me urdhër të një personi tjetër, megjithëse kjo mbetet një pistë hetimore dhe nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Në dëshminë e tij, shqiptari ka deklaruar se kishte gabuar lartësinë e fluturimit dhe se në momentin e kalimit mbi central ishte duke folur në telefon me nënën e tij. Megjithatë, hetuesit e kanë cilësuar versionin e tij si të paqartë, ndërsa dyshime ka ngritur edhe itinerari i fluturimit, i cili kaloi nga Alberti drejt Calais, më pas mbi Bretanjë dhe përfi mbi centralin bërthamor të Penly.

Për shkeljen e ndalimit të fluturimit mbi centralin bërthamor, shqiptari u dënua me një gjobë prej 7.000 eurosh. Më pas ai iu dorëzua Zyrës Qendrore Franceze për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO), ndërsa pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Centrali bërthamor i Penly konsiderohet një nga objektet strategjike të Francës dhe është gjithashtu vendi ku po ndërtohen reaktorët e rinj EPR-2, një projekt me rëndësi të veçantë për sektorin energjetik francez. /Pamfletiermal beqiri francë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarr pranë godinës së Drejtorisë Arsimore në Fier 28 Korrik 2026, 20:5420:54Aktualitet Raporti i DASH 'nxiu' Ramën, qytetarja: Edhe SHBA e ka evidentuar korrupsionin e kësaj qeverie 28 Korrik 2026, 20:4620:46Aktualitet Aktivisti nga protesta: Deputetë pa shtyllë kurrizore, nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve 28 Korrik 2026, 20:3220:32Aktualitet SHBA kërkon arrestime: Politikanë, njerëz të drejtësisë dhe shumë biznesmenë janë ende të paprekshëm 28 Korrik 2026, 20:3220:32Aktualitet Dita e 59-të e rezistencës, nënë Liza thirrje Qeverisë: Dilni në shesh, mos u fshihni si minjtë 28 Korrik 2026, 20:2520:25Aktualitet Arrestimet nga policia gjatë protestave, aktivistja: Arbitrare, synojën të na frikësojnë 28 Korrik 2026, 20:1820:18Aktualitet