Lajme Zone
I dha jetë volejbollit dhe sportit shqiptar, ndahet nga jeta profesori Artan Pogoni
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

I dha jetë volejbollit dhe sportit shqiptar, ndahet nga jeta profesori Artan Pogoni

Pogoni u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare në Vlorë, si pasojë e një infarkti. Vdekja e tij lë pas një karrierë të pasur, të ndërtuar ndër vite mes universiteteve, fushave sportive dhe institucioneve drejtuese.

Ish-kampioni i volejbollit, Artan Pogoni Me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbet një pedagog, studiues dhe kontribues të rëndësishëm të sportit. Artan Pogoni do të kujtohet si një nga zërat e rëndësishëm të lidhjes mes shkencës dhe sportit në Shqipëri Është ndarë tragjikisht nga jeta Artan Pogoni, ish-kampion volejbolli, trajner dhe një prej emrave të njohur të sportit, edukimit fizik dhe administrimit sportiv në Shqipëri.

Pogoni u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare në Vlorë, si pasojë e një infarkti. Vdekja e tij lë pas një karrierë të pasur, të ndërtuar ndër vite mes universiteteve, fushave sportive dhe institucioneve drejtuese.

Prof. Asoc. Dr. Artan Pogoni ishte një figurë e spikatur në fushën e shkencave të sportit. Ai mbante detyrën e Shefit të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit të Universitetit “Barleti”, si dhe ishte pjesë e Senatit Akademik të këtij institucioni.

Me një formim të gjerë akademik, doktor i shkencave dhe me katër diploma universitare, Pogoni ia kushtoi jetën zhvillimit të sportit dhe edukimit fizik, duke kontribuar veçanërisht në fushat e metodologjisë së stërvitjes, rekreacionit sportiv dhe përgatitjes së brezave të rinj.

Gjatë karrierës së tij, ai ishte autor i 12 publikimeve shkencore dhe dy teksteve universitare. Gjithashtu, kontribuoi në projekte ndërkombëtare akademike përmes programeve Tempus dhe Erasmus+, duke ndihmuar në shkëmbimin e eksperiencave dhe afrimin e sportit shqiptar me standardet bashkëkohore.

Krahas angazhimit akademik, Artan Pogoni ishte aktiv edhe në sportin elitar. Ai ka shërbyer si drejtor sporti në Bashkinë e Tiranës dhe vitet e fundit ishte një nga drejtuesit kryesorë të klubit “Barleti Volej”, ku kontribuoi edhe si trajner i ekipit të femrave.

Pogoni ishte gjithashtu një zë i pranishëm në debatet publike për zhvillimin e sportit shqiptar, duke ngritur shpesh shqetësime mbi organizimin, menaxhimin dhe funksionimin e institucioneve sportive në vend.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për komunitetin sportiv dhe atë akademik shqiptar. Kolegë, studentë dhe sportistë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një profesionisti që për shumë vite punoi me përkushtim për edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.

Artan Pogoni do të kujtohet si një nga figurat që ndërthurën shkencën me sportin, duke lënë një kontribut të rëndësishëm në historinë e volejbollit dhe arsimit sportiv në Shqipëri.artan pogoni ish-kampioni i volejbollit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Armando Broja largohet përfundimisht nga Bërnli? Skuadra kryeqytetase shfaq interes për sulmuesin kuqezi 28 Korrik 2026, 17:5517:55Sport Marash Kumbulla drejt largimit nga Roma, shok skuadre me bashkëkombësin e tij tek ekipi spanjoll 28 Korrik 2026, 17:3417:34Sport Nga fjala te vepra, Kukureja mban premtimin; mbrojtësi spanjoll bën tatuazh fytyrën e de la Fuentes pas triumfit në Botëror 28 Korrik 2026, 17:1217:12Sport Italia nis epokën e re, pas Mançinit prezanton edhe drejtorin teknik; gati një vend edhe për legjendën “axurre” 28 Korrik 2026, 16:5116:51Sport Infantino nën presion politik nga SHBA, demokratët në Kongres i kërkojnë të deklarojë çdo dhuratë apo pagesë nga Trump 28 Korrik 2026, 16:2716:27Sport UEFA revolucion për “EURO 2028”/ Nuk ka kualifikim direkt për vendet organizatore, do të kalojnë përmes eliminatoreve 28 Korrik 2026, 16:0316:03Sport