Dëmet e tërmetit Rreth 300 mijë persona janë urdhëruar të evakuohen në ishullin Kyushu, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënoja. Tërmeti i fuqishëm që goditi ishullin Kyushu në Japoni ka shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha, ndërsa një nga momentet më dramatike ishte shembja e pjesshme e qendrës tregtare Aeon Mall në Kumamoto.
Sipas televizionit japonez TV Asahi, që citon burime të policisë, disa persona kanë humbur jetën pas shembjes së kompleksit. Më herët, transmetuesi publik NHK raportoi se 20 deri në 30 punëtorë nuk mund të kontaktoheshin nga ekipet e emergjencës, duke ngritur frikën se mund të jenë bllokuar nën rrënoja. イオンモール熊本で爆発が起きた時、現場付近を走っていた車のドライブレコーダーが爆発の瞬間を捉えていました当時の詳しい状況はこちらの記事で↓ pic.twitter.com/csdS54aFRk
— NHKニュース (@nhk_news) July 28, 2026 Pamjet e publikuara nga mediat japoneze tregojnë momentin kur, pas tërmetit, një shpërthim godet qendrën tregtare dhe një pjesë e saj shembet. Një kamerë e vendosur në një automjet ka filmuar çastin dramatik, ku një re e madhe pluhuri dhe mbetjesh mbulon zonën, ndërsa copëza betoni fluturojnë drejt automjeteve që prisnin në trafik. Qendra Aeon Mall ishte rihapur vetëm muajin e kaluar si një kompleks tregtar dhe argëtimi, në kuadër të përkujtimit të rimëkëmbjes nga tërmeti vdekjeprurës që goditi Kumamoton një dekadë më parë. Autoritetet japoneze kanë urdhëruar rreth 300 mijë banorë të evakuohen drejt qendrave të strehimit, ndërsa pasgoditjet vijojnë të godasin rajonin. Qindra ushtarë janë angazhuar për të ndihmuar operacionet e kërkim-shpëtimit.
Dëshmitari Kazuya Tsurunaga, i cili ndodhej rreth 300 metra larg qendrës tregtare, tha për televizionin TBS se po pastronte enët e thyera nga tërmeti në një lokal kur dëgjoi shpërthimin.
"Ishte një goditje shumë e fortë. U ngrit një re e madhe tymi dhe, për shkak të erës, zona u mbulua nga pluhuri, sikur të binte hi vullkanik", tregoi ai.
Operacionet e shpëtimit vijojnë, ndërsa autoritetet japoneze po vlerësojnë shkallën e plotë të dëmeve dhe numrin e personave të zhdukur. japoni termet lcimg 7e3b779b 747a 4c0b a915 f4aa2c89316c lcimg b790bb9e 95b9 4aeb 91de 74bfe519b7d9 lcimg 19cd241f 7fc3 491c 9e94 9ef872668b33 lcimg 8dd41ca2 8222 4920 9eb3 56403f911bf4 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Goditje për Malin e Zi, Kroacia i bllokon rrugën drejt Bashkimit Evropian 28 Korrik 2026, 19:0819:08Rajoni dhe Bota Cili do të jetë fati i luftës? Mbyllet takimi Trump-Netanyahu 28 Korrik 2026, 18:5618:56Rajoni dhe Bota Zelensky pas takimit me Trump: SHBA mbetet një mbështetëse e fortë e Ukrainës 28 Korrik 2026, 18:2418:24Rajoni dhe Bota Fundi i luftës apo kaos total: Çfarë do të sjellë takimi Trump-Netanyahu? 28 Korrik 2026, 18:0018:00Rajoni dhe Bota Netanyahu mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takim me dyer të mbyllura me Trump 28 Korrik 2026, 17:5317:53Rajoni dhe Bota Ministri izaelit: Jemi të gatshëm të fillojmë sulme energjitike kundër Iranit, por s'na lejojnë SHBA-të 28 Korrik 2026, 17:2717:27Rajoni dhe Bota

