Lajme Zone
Presione mafiozësh/ Si Berisha shantazhon Ramën me vëlla Olsin pas vendimit për dhëndër Abi-n
PolitikëPamfleti

Presione mafiozësh/ Si Berisha shantazhon Ramën me vëlla Olsin pas vendimit për dhëndër Abi-n

Hetimi i dosjes "Partizani" ka dokumentuar gjithashtu transferta bankare për apartamente në Mynih, Bruksel, Roterdam dhe Budapest, duke shtrirë spektrin e provave përtej kufijve të Shqipërisë dhe duke ngushtuar hapësirën e mohimit për të pandehurit. Megjithatë, ajo që ndodhi pak minuta pas shpalljes së këtij vendimi nuk ka të bëjë fare me strategji mbrojtjeje ligjore dhe pikërisht këtu fillon analiza e një shantazhi politik të mirëmenduar që operon mbi logjikën e presionit mafioz.

PD kthehet në çerdhe presionesh dhe pazaresh Berisha nuk po i kërkon SPAK-ut të hetojë thjesht një aferë të re, por po sinjalizon se mban në dorë dosje që godasin direkt bërthamën familjare të Ramës dhe se e gjithë kjo lojë tani zhvendoset nga sfera e përgjegjësisë ligjore në atë të negociatave të fshehta... Gjykata e Posaçme e Apelit vulosi sot një goditje që prek në thelb bërthamën familjare të Sali Berishës, duke lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të dhëndrit Jamarbër Malltezi dhe të bijës Argita Berisha, me një vlerë rreth 5.4 milionë euro.

Hetimi i dosjes "Partizani" ka dokumentuar gjithashtu transferta bankare për apartamente në Mynih, Bruksel, Roterdam dhe Budapest, duke shtrirë spektrin e provave përtej kufijve të Shqipërisë dhe duke ngushtuar hapësirën e mohimit për të pandehurit. Megjithatë, ajo që ndodhi pak minuta pas shpalljes së këtij vendimi nuk ka të bëjë fare me strategji mbrojtjeje ligjore dhe pikërisht këtu fillon analiza e një shantazhi politik të mirëmenduar që operon mbi logjikën e presionit mafioz. Apeli i Posaçëm rrëzon dhëndrin e Berishës, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit 28 Korrik, 13:05 Sali Berisha nuk doli para kamerave për të komentuar provat e SPAK-ut, nuk përmendi asnjë gërmë të aktit gjyqësor, nuk u përpoq të argumentojë pafajësinë e të bijës apo të dhëndrit. Në vend të kësaj, i shoqëruar nga ‘pupaci’ i tij Belind Këlliçi, ish-kryeministri kaloi menjëherë në sulm duke denoncuar një aferë krejt tjetër, atë të licencës së kazinosë në kullën "Air Albania", dhe duke e drejtuar objektivin direkt tek vëllai i kryeministrit Edi Rama. Kjo nuk është rastësi, nuk është axhendë e planifikuar prej kohësh dhe nuk është as rastësia e një denoncimi që ndodhi të përkonte me një vendim gjyqësor. Ky është një ultimatum i heshtur i mbështjellë me petkun e një konference për shtyp, një mekanizëm presioni që funksionon mbi parimin e kompromatit reciprok mes klanesh politike.

Dy familjet e kanë provuar më parë këtë gjuhë të përbashkët të presioneve të ndërsjella dhe në disa raste kanë arritur të gjejnë një modus vivendi, një lloj armëpushimi të nënkuptuar ku goditjet mbahen nën pragun e shkatërrimit të dyanshëm. Por vendimi i sotëm ndaj dhëndrit Abi Malltezi mban erën e një "prerjeje në bese" të pastër, një shkelje të pashkruar të asaj tolerance të heshtur që kishte funksionuar herë pas here. Berisha e interpretoi këtë jo si një hap procedural të drejtësisë, por si një sulm personal që thyente rregullat e lojës dhe përgjigjja erdhi menjëherë. Mesazhi u dërgua jo me deklaratë për median, por përmes vëllait Olsi, objektivit të ri të denoncimit të detajuar, duke e kthyer kështu familjen e Ramës në kolateral të një hakmarrjeje të paralajmëruar. Foto/ Luksi i shfrenuar i dhëndrit të Berishës, apartamentet dhe vilat që Apeli la nën sekuestro

28 Korrik, 16:16 Nuk është hera e parë që Berisha përdor këtë lloj levash presioni. Mjafton të kujtojmë rastin e kullave të Zenit, ku Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit, u përfol si pjesë e një skeme të ngjashme presioni ndaj qeverisë së Ramës, një episod që tregoi se sa thellë kishte depërtuar logjika e kompromatit në marrëdhëniet mes këtyre dy kampeve. Tani, me dosjen "Partizani" që prek dhëndrin, Berisha e ka rigatitur këtë mekanizëm të njëjtë, por duke e intensifikuar ekspozimin ndaj Olsi Ramës, personazhit që deri dje gëzonte një mbrojtje të heshtur nga sistemi.

Denoncimi i prezantuar si "Mega-afera e kazinosë në Air Albania" shpalosi një skemë të detajuar që përfshin kompaninë Alb-Star, ndryshimin e dyshimtë të aksionerëve dhe një rivlerësim skandaloz të një sipërfaqeje prej 275 mijë metrash katrorë në Kepin e Rodonit. Toka e blerë për rreth 320 mijë euro u mbiçmua në 26 milionë euro brenda dy muajve për të shërbyer si kapital aksioner, duke i hapur rrugë marrjes së licencës së kazinosë në kullën më ikonike të Tiranës. Aktiviteti kriminal i Call-Center në Tiranë nuk eleminohet, nëse policia nuk godet bosin e tyre, Olsi Rama

20 Maj, 12:48 Këlliçi e ndërtoi kallëzimin publik mbi një strukturë offshore që të çon tek një shtetas venezuelian i cilësuar si prestanom, ndërsa fijet e rrjetit u tërhoqën deri tek Gert Haka, një mik i ngushtë dhe shoqërues i përhershëm i Olsi Ramës. Në denoncim u theksua se Haka ishte me Olsin në Serbi gjatë ndeshjes së kombëtares, se shfaqej në fotot me djalin e Olsit dhe në tribuna të ndeshjeve të Partizanit, duke e kthyer kështu miqësinë në indicie dhe intimitetin në provë publike.

Formula është elementare në mekanikën e presionit mafioz: çdo goditje ndaj dhëndrit do të pasohet nga ekspozimi i vëllait. Berisha nuk po i kërkon SPAK-ut të hetojë thjesht një aferë të re, por po sinjalizon se mban në dorë dosje që godasin direkt bërthamën familjare të Ramës dhe se e gjithë kjo lojë tani zhvendoset nga sfera e përgjegjësisë ligjore në atë të negociatave të fshehta me kompromise. Depozitimi i paralajmëruar i materialeve në Prokurorinë e Posaçme vepron si një kërcënim i varur mbi kokën e mazhorancës dhe kjo e bën konferencën e sotme jo një denoncim, por një paralajmërim: dorën mbi dosjen e Olsit.

Qeveria ndërkohë u vendos përballë një dileme të ndezur nga vetë koha e denoncimit. Nëse SPAK detyrohet të hetojë seriozisht pistën e Olsi Ramës, atëherë shantazhi i Berishës do të ketë arritur të hapë një front të dytë gjyqësor që baraspeshon presionin dhe që e kthen dosjen "Partizani" nga një goditje unilaterale në një përplasje të dyanshme mes dy familjesh. Nëse hetimi mbyllet shpejt pa pasoja, atëherë narrativa e mbrojtjes selektive të familjes së kryeministrit do të marrë fuqi të plotë në opinionin publik dhe Berisha do të ketë fituar betejën e perceptimit edhe pa fituar atë ligjore. Lëvizja e tij ka qenë kirurgjikale pikërisht sepse e ka vënë Ramën përballë një zgjedhjeje ku çdo opsion përmban një kosto të lartë dhe ku heshtja bëhet e pamundur. Një tjetër biznes i fshehur i Olsi Ramës: 6 milionë Euro lule për institucionet shtetërore; 0 lekë të deklaruar në tatime

28 Prill, 11:40 Ajo që ndodhi sot nuk është thjesht një përplasje mes qeverisë dhe opozitës, por një demonstrim i asaj që ndodh kur drejtësia godet njëkohësisht familjen dhe pushtetin. Berisha nuk ka më instrumente institucionale për t'u mbrojtur, l, nuk ka shumicë parlamentare dhe nuk ka aleatë brenda sistemit të reformuar të drejtësisë. Ka vetëm dosje, dhe ato po i përdor si monedhë këmbimi në një tryezë ku lojtarët flasin gjuhën e presionit dhe jo të ligjit. Sot nuk pamë një reagim politik ndaj një vendimi gjyqësor, por një mekanizëm shantazhi që funksionoi në kohë reale, me kamera ndezur dhe me një audiencë që tani pret të shohë se cila familje do të digjet e para në zjarrin që të dyja palët kanë ndezur. /Pamfleti berisha olsi rama malltezi 2 Komente S SPAK 28 Korrik 2026, 19:05 MAFIOZE HENGSHIN KOKAT E TE ZHDUKEN TE DYJA PALET Përgjigjjuni R Rama nBurg, Berisha nBurg 28 Korrik 2026, 19:24 Pune mafiozeh. Lufte brenda llojit.

Prandaj, Rama nUrg, Berisha nBurg. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë “Besa” e Edi Ramës është vetëm me grupin “Aruba” 28 Korrik 2026, 13:1913:19Dosja e zezë Vijon pazari, Konkurrenca e Denar Bibës 'përkëdhel' One Albania për rritjen abuzive të çmimeve 27 Korrik 2026, 15:2415:24Dosja e zezë Dokumenti/ Flauers Shoshi, drejtori i Ujësjellësit të Tiranës: tender për kontrollin mendor të zyrtarëve 27 Korrik 2026, 11:5311:53Dosja e zezë As kafshët nuk bien dy herë në të njëjtën gropë, Andis Salla 4 herë: mashtron sërish fermerët për IPARD III 27 Korrik 2026, 11:3311:33Dosja e zezë Shpëtimi i Shqipërisë nis te oligarkët, ata po i marrin frymën shtetit! 25 Korrik 2026, 18:1918:19Dosja e zezë ‘Tano Karidi’ i Mjekësisë luftë me letra anonime, Xheladin Draçini nis "gjuetinë e shtrigave" ndaj Prof. Edit Xhajankës 25 Korrik 2026, 16:1616:16Dosja e zezë