Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas gati 10 orësh për ngjarjen tragjike, ku një 37-vjeçare shtatzënë nga Pogradeci humbi jetën rrugës për në spital. Një reagim i vonuar, i cili, në vend të sqarimeve mbi rrethanat e rënda të ngjarjes dhe akuzave të familjarëve për neglizhencë mjekësore, u kufizua në një qëndrim formal. Në reagimin e shpërndarë për mediat, Ministria e Shëndetësisë shkruan se ka kërkuar kryerjen e një vlerësimi të plotë dhe të pavarur të menaxhimit të rastit, me qëllim vlerësimin profesional dhe të paanshëm të të gjithë procesit të kujdesit shëndetësor, nga paraqitja e pacientes deri në përfundimin e trajtimit.Lexo edhe:Mbi 60 vjeç - Njerëzit e varfër plaken më shpejt se të pasurit Nëse evidentohen parregullsi apo mangësi në ndjekjen e rastit, do të merren të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.

