Lajme Zone
Vau i Dejës, arrestohet 57-vjeçari për kultivim kanabisi dhe prodhim droge
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vau i Dejës, arrestohet 57-vjeçari për kultivim kanabisi dhe prodhim droge

Një 57-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Vila”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, pas disa muajsh hetime për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Një 57-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Vila”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, pas disa muajsh hetime për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në pranga është vënë shtetasi me inicialet Ndue Nikaj, banues në Shkodër, i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kilogramëve e 240 gramëve lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe në kultivimin e 78 bimëve narkotike. Sipas Policisë, lënda narkotike dhe bimët janë zbuluar dhe sekuestruar më 12 tetor 2026, në fshatin Vilë, në njësinë administrative Temal. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.