Lajme Zone
Nga Nuredin Dumani, Erion Alibej te Henrik Hoxha, SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehurit e ‘Plumbit të artë’
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Nga Nuredin Dumani, Erion Alibej te Henrik Hoxha, SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehurit e ‘Plumbit të artë’

Për Nuredin Dumanin, i cili ka bashkëpunuar me drejtësinë duke dhënë dëshmi për ngjarje të rënda kriminale, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg.

Foto e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar në total 302 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes së bujshme “Plumbi i Artë”, të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasje dhe trafik droge. Për të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, është kërkuar dënimi me 10 vite burg. SPAK ka dhënë pretencën për 15 të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”, duke kërkuar në total 302 vite burg.

Për Nuredin Dumanin, i cili ka bashkëpunuar me drejtësinë duke dhënë dëshmi për ngjarje të rënda kriminale, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg.

Ndërkohë, për dy të penduarit e tjerë të drejtësisë, Erjon Alibej dhe Skerdi Tase, SPAK ka kërkuar përkatësisht 15 dhe 13 vite burg.

Dënimet më të larta janë kërkuar për Henrik Hoxhajn dhe Petrit Doçin, me nga 35 vite burg secili. Për Besian Xhixhën, Enver Divën dhe Altin Ndocin janë kërkuar nga 25 vite burg.

Për Asllan Plakun, Agron Doçin, Fatos Gosën dhe Xhulian Hoxhën, SPAK ka kërkuar nga 20 vite burg, ndërsa për Ardian Uzunin dhe Albert Pashajn nga 15 vite burg.

Pretenca më e ulët është dhënë për Gentian Sharrën, për të cilin Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 9 vite burg.

Lista e plotë e emrave:

Nuredin Dumani – 10 vite burgHenrik Hoxhaj – 35 vite burgSkerdi Tase – 13 vite burgErjon Alibej – 15 vite burgBesian Xhixha – 25 vite burgEnver Diva – 25 vite burgXhulian Hoxha – 20 vite burgPetrit Doçi – 35 vite burgAgron Doçi – 20 vite burgAsllan Plaku – 20 vite burgAltin Ndoci – 25 vite burgFatos Gosa – 20 vite burgArdian Uzuni – 15 vite burgAlbert Pashaj – 15 vite burgGentian Sharra – 9 vite burg

Tashmë pritet vijimi i procesit gjyqësor, ku gjykata do të shqyrtojë kërkesat e Prokurorisë së Posaçme dhe më pas do të japë vendimin përfundimtar për të pandehurit.

Kujtojmë se Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erion Alibej kanë statusin e të penduarit të drejtësisë.spak forensic bullet and spak suspect portraits spak1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet U plagos në sy gjatë protestave, Erjon Vishkulli do i nënshtrohet një tjetër operacioni 5 Nëntor 2026, 10:4510:45Aktualitet Monika Kryemadhi shkon në SPAK, batuta me gazetarët: Dielli shkëlqen 5 Nëntor 2026, 10:0710:07Aktualitet Adriatik Llalla kërkon të shpëtojë nga burgu, GJKKO i lë çështjen hapur deri më 16 nëntor 5 Nëntor 2026, 10:0510:05Aktualitet Siguria ushqimore në Shqipëri, BE paralajmëron: Probleme me pesticidet dhe laboratorët, rrezik korrupsioni në inspektime 5 Nëntor 2026, 08:5008:50Aktualitet Moti merr kthesë në fundjavë, nga e diela rikthehen shiu dhe dëbora në Shqipëri 5 Nëntor 2026, 08:4308:43Aktualitet BIRN: Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale! 5 Nëntor 2026, 08:2308:23Aktualitet