Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar mijëra drejtues automjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, gjatë monitorimeve intensive në të gjitha akset e kryeqytetit. Sipas njoftimit të Policisë, janë vendosur gjithsej 3,162 masa administrative për shkelje të ndryshme, të cilat përbëjnë burim potencial për aksidente rrugore. Shkelja më e shpeshtë rezulton qëndrimi i gabuar i automjeteve, me 1,832 masa administrative. Ndërkohë, 292 drejtues janë ndëshkuar për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 118 për parakalim të gabuar. Gjatë kontrolleve janë evidentuar edhe: 83 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse ose jelekut fosforeshent; 56 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit; 52 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit; 37 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 23 masa për mosrregullim të shpejtësisë; 18 masa për xhama të zinj pa autorizim; 16 masa për qarkullim të motomjeteve në korsitë e biçikletave; 14 masa për mungesë të certifikatës së kontrollit teknik; 10 masa për drejtim të automjetit në gjendje të dehur; 7 masa për mosrespektim të sinjalit “STOP”; 4 masa për mosrespektim të semaforit. Gjithashtu, 587 masa të tjera janë vendosur për shkelje të ndryshme të sinjalistikës rrugore. Si rezultat i kontrolleve, 12 persona janë arrestuar, ndërsa për 4 të tjerë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor. Policia Rrugore e Tiranës bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet

