Lajme Zone
Kontrolle intensive në rrugët e Tiranës, 12 shoferë të arrestuar dhe 4 nën hetim! Mbi 3200 gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kontrolle intensive në rrugët e Tiranës, 12 shoferë të arrestuar dhe 4 nën hetim! Mbi 3200 gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor

Kontrollet janë zhvilluar në të gjitha akset e kryeqytetit, përmes monitorimit intensiv dhe përdorimit të pajisjeve bashkëkohore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik për sigurinë rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 3245 gjoba gjatë 48 orëve të fundit, ndërsa 12 persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe vepra penale në këtë fushë. Sipas njoftimit të Policisë, kontrollet janë zhvilluar në të gjitha akset e kryeqytetit, përmes monitorimit intensiv dhe përdorimit të pajisjeve bashkëkohore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik për sigurinë rrugore. LEXO edhe...U plagos në sy në protestë, Erjon Vishkulli: Do t’i nënshtrohem një tjetër operacioni në Romë, ndërhyrje vendimtare për shikimin tim Gjatë këtyre kontrolleve janë vendosur: 1832 masa administrative për qëndrim të gabuar të mjetit; 292 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë; 118 masa administrative për parakalim të gabuar; 83 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent gjatë drejtimit të motomjetit; 56 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit; 52 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit; 37 masa administrative për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 23 masa administrative për mosrregullim të shpejtësisë; 18 masa administrative për xhama të zinj të riveshur pa autorizim; 16 masa administrative për qarkullim të motomjeteve në korsitë e biçikletave; 14 masa administrative për mungesë të certifikatës së kontrollit teknik; 10 masa administrative për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit; 7 masa administrative për mosrespektim të sinjalit “STOP”; 4 masa administrative për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit; 587 masa administrative për shkelje të tjera të sinjalistikës rrugore. Përveç gjobave, si rezultat i monitorimit janë arrestuar 12 shtetas, ndërsa për 4 të tjerë materialet janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Policia Rrugore bën me dije se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore. Në përfundim, policia u bën apel drejtuesve të automjeteve që të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes. A.C/ReportTv.al Tirane policia rrugore gjoba Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.9% Veliajn 22.7% Asnjërin 21.4% Vota total: 556 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?