Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Skënder Hita ndjek stërvitjen e Policisë Alpine në Shkodër: Të jemi në krye të të gjitha sfidave, 10 operacione kërkim-shpëtimi gjatë këtij viti (VIDEO)


Kreu i Policisë së Shtetit u ndal te përgatitjet për sezonin e dimrit, duke nënvizuar se Policia Alpine duhet të jetë e gatshme për ndërhyrje jo vetëm në zonat malore, por edhe në raste përmbytjesh dhe emergjencash të tjera që rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka ndjekur nga afër një seancë stërvitore të Policisë Alpine, pjesë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, në Shkodër. Gjatë vizitës, Hita vlerësoi profesionalizmin dhe përgatitjen e efektivëve, duke theksuar rëndësinë e kësaj njësie në ndërhyrjet në zonat malore, veçanërisht për kërkim-shpëtimin e turistëve dhe qytetarëve që vizitojnë Alpet shqiptare. LEXO edhe...Shkodër/ I përfshirë në kultivimin e 78 bimëve kanabis, pranga 57-vjeçarit! (EMRI) “Jemi me Njësinë Alpine të Forcave të Sigurisë Kombëtare, këtu në Shkodër. Demonstrimi që ne sapo ndoqëm na bën më entuziastë dhe të fortë për të përballuar çdo situatë të vështirë. Ishte me të vërtetë në kushte reale dhe shumë i arritur nga forcat alpine. Forcat alpine, gjatë këtij viti, kanë bërë ndërhyrje më së shumti në zonat malore të rrethit Shkodër, ku, përveç veçorive turistike që ka ky qytet, ka lindur domosdoshmërisht nevoja për këtë forcë. Unë ju inkurajoj që të vazhdoni të përgatiteni për kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit të turistëve që vizitojnë alpet tona, por edhe të të gjithë shtetasve të tjerë shqiptarë që janë në këto zona.”- u shpreh Hita. Kreu i Policisë së Shtetit u ndal edhe te përgatitjet për sezonin e dimrit, duke nënvizuar se Policia Alpine duhet të jetë e gatshme për ndërhyrje jo vetëm në zonat malore, por edhe në raste përmbytjesh dhe emergjencash të tjera që rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve. Hita garantoi se kjo njësi do të ketë mbështetje të vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve të saj. “Gjithashtu, meqë jemi në prag të sezonit të dimrit, do të duhet t’i kushtojmë vëmendje kërkim-shpëtimit në pjesën ku ka përmbytje dhe problematika të tjera për sa i përket jetës dhe pronës së qytetarëve. Forcat alpine do të kenë vërtet një mbështetje të padiskutueshme, si në burimet njerëzore, ashtu edhe në formatin tjetër, për sa i përket pjesës materiale dhe teknike. Gjithashtu, nuk do të përfjë me kaq. Kemi si qëllim që ne të jemi garant për rendin, garant të jetës së qytetarit. Ju inkurajoj që këtë proces kaq të mirë që ne kemi filluar tani ta çojmë më tej dhe të jemi në krye të të gjitha sfidave me të cilat përballet Policia. Ju falënderoj, prandaj, unë zgjodha ta filloj nga Shkodra, për t’ju dhënë mbështetjen e plotë. Një falënderim nga zemra dhe një përkrahje e madhe për ju. Vetëm suksese dhe na e priftë e mbara të gjithëve!”-theksoi Hita. Ndërkohë, Shefi i Seksionit të Policisë Alpine komisar Ardian Zhuraj, bëri me dije se kjo strukturë është angazhuar në 23 raste në mbështetje të Emergjencave Civile në qarqe të ndryshme të vendit, 10 prej të cilave kanë qenë operacione kërkim-shpëtimi. Nga ana tjetër, Shefi i Njësisë së Forcës Kombëtare të Sigurisë në Shkodër, kryekomisar Arben Curri, siguroi se efektivët e njësisë vijojnë angazhimin në luftën kundër kultivimit të kanabisit, kapjen e personave të shpallur në kërkim, garantimin e sigurisë publike dhe mbështetjen e strukturave të Policisë vendore. A.C/A.Hl/ReportTv.al Shkoder Arben Curri Ardian Zhuraj Skënder Hita Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.9% Veliajn 22.7% Asnjërin 21.4% Vota total: 556 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?