Lajme Zone
Progres-raporti i KE-së, Berisha: Shqipëria nuk ka të ardhme evropiane, Rama është përgjegjës i problemeve!
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Progres-raporti i KE-së, Berisha: Shqipëria nuk ka të ardhme evropiane, Rama është përgjegjës i problemeve!

Edhe pse Komisioni vlerësoi me nota të mira punën e SPAK dhe organeve të drejtësisë, për problematikat e evidentuara Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha cilësoi përgjegjës kryeministrin Edi Rama. Sipas tij në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria paraqitet si një diktaturë autoritare.

Komisioni Europian vlerësoi përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, pavarësisht disa shqetësimeve për funksionimin e demokracisë dhe mungesën e kontrollit parlamentar ndaj qeverisë. Edhe pse Komisioni vlerësoi me nota të mira punën e SPAK dhe organeve të drejtësisë, për problematikat e evidentuara Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha cilësoi përgjegjës kryeministrin Edi Rama. Sipas tij në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria paraqitet si një diktaturë autoritare. LEXO edhe...Progres-raporti i KE, Tabaku: Nuk ka fonde të Bashkimit Europian pa institucione dhe pa vlerat e BE-së! Kemi nevojë për një reformë tërësore se si funksionon shteti (VIDEO) “Nga alfa te omega, Padrinoja i Shqipërisë rezulton përgjegjës kryesor për të gjitha konstatimet e rënda të Komisionit Evropian për Shqipërinë këtë vit. Ky është raport i paprecedent në historinë e raporteve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Cili të dojë të krahasojë këtë raport me raportin e funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor të Malit të Zi dhe do të gjejë se Shqipëria krahasuar me Malin e Zi është një diktaturë autoritare. Raporti vë gishtin në problemet më madhore të diktaturës autoritare në Shqipëri apo autokracisë elektorale të Edi Ramës. Shqiptarët duhet ta dinë se Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë 115 ndryshime për vitin e ardhshëm, nga të cilat disa të karakterit më urgjent siç janë reforma zgjedhore, kthimi i kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe buxhetin, heqjen e përjashtimeve nga prokurimet publike dhe ndalimi i dëmtimit të zonave të mbrojtur”, tha Berisha. Për kreun e PD Shqipëria me në krye Ramën nuk do të ketë të ardhme europiane. “Me këtë raport, të ardhme evropiane nuk ka me Edi Ramën sepse ai është shkaku i të gjitha këtyre problemeve, një pjesë e të cilave nuk kanë qenë në raportin e kaluar. Në qoftë se një projekt për reformën administrative territoriale shkon drejt parimit të centralizimit, ky projekt është antikushtetues. Është në kundërshtim flagrant me konventat që ka firmosur Shqipëria me Këshillin e Evropës, dhe parimet evropiane të demokracisë lokale. Komisioni denoncon faktin që Komisionin e Integrimit të cilin në parlamentin e mëparshëm e kishte opozita, ia morën me votat e krimit, dhe pastaj bëjnë fjalë të ndahet përgjegjësia” tha ai. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al sali berisha PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 56% Veliajn 22.5% Asnjërin 21.5% Vota total: 559 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?