Lajme Zone
Progres-raporti i KE-së, ambasadorja e BE-së 'ia thotë në sy' Ramës: Korrupsioni, sfida juaj kryesore
PolitikëPamfleti

Progres-raporti i KE-së, ambasadorja e BE-së 'ia thotë në sy' Ramës: Korrupsioni, sfida juaj kryesore

Ambasadorja theksoi se Shqipëria ka bërë hapa përpara, por rezultatet e arritura nuk janë të mjaftueshme për të ndalur përpjekjet kundër korrupsionit. Ajo kërkoi vijimin e reformave, ndërsa ngriti shqetësime edhe për klimën e polarizuar politike, lirinë e medias dhe transparencën e financimit të saj.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa Sofia Moreira de Sousa vlerëson përparimin në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, por kërkon vijimin e reformave. Ambasadorja ngre shqetësime për polarizimin politik dhe lirinë e medias, ndërsa bën thirrje për dialog dhe shmangien e dhunës gjatë protestave. "Korrupsioni mbetet një sfidë reale për Shqipërinë, pavarësisht përparimit të shënuar në reformën në drejtësi dhe luftën kundër tij". Ky ishte një nga mesazhet kryesore të ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, pas dorëzimit të progres-raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026.

Ambasadorja theksoi se Shqipëria ka bërë hapa përpara, por rezultatet e arritura nuk janë të mjaftueshme për të ndalur përpjekjet kundër korrupsionit. Ajo kërkoi vijimin e reformave, ndërsa ngriti shqetësime edhe për klimën e polarizuar politike, lirinë e medias dhe transparencën e financimit të saj.

“Dje KE miratoi progresraportin e Shqipërisë që unë sapo i dorëzova Ramës, më pas do ta paraqes në Kuvend. Raporti është tashmë publik dhe të gjithë shqiptarët mund ta lexojnë. Mesazhi i këtij raporti është shumë i thjeshtë: Shqipëria ka ecur përpara. Ky raport paraqet punën tuaj, vijimi i kësaj rruge kërkon përpjekje të vazhdueshme. Sa i takon drejtësisë, korrupsionit, raporti evidenton një punë të mirë. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë, sepse korrupsioni mbetet një sfidë reale. Çdo reformë apo sfidë reale duhet të mbetet në reformën e vitit 2016. Sa i përket demokracisë, raporti vë në dukje një klimë të polarizuar. Reforma kërkon përmbushjen e OSBE/ODIHR. Në lidhje me të drejtat themelore, përbëjnë hapa realisht pozitivë. Për sa i përket lirisë së medias, shpifja është dekriminalizuar, financimi i medias mbetet ende jo transparent. Përdorimi i forcës së policisë ndaj gazetarëve duhet hetuar. Dispozitat që bien ndesh me njëra-tjetrën. Projektligjet madhore, që përfshijnë edhe atë të BE-së, duhet që të shqyrtohen sipas standardeve të BE-së", tha ajo.

Një tjetër çështje ku u ndal përfaqësuesja e Bashkimit Evropian ishte situata politike dhe protestat që po zhvillohen në Shqipëri, gjatë të cilave është kërkuar edhe dorëheqja e kryeministrit Rama.

Sipas ambasadores, protestat u nxitën fillimisht nga shqetësimet mjedisore, ndërsa më pas u shndërruan në lëvizje me kërkesa më të gjera, që përfshijnë luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e qeverisjes.

Ajo theksoi se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por dhuna nuk mund të jetë mjet për shprehjen e pakënaqësive. Në të njëjtën kohë, kërkoi që çdo reagim ndaj dhunës të jetë proporcional.

“Ishin çështjet mjedisore ato që nxitën protestat, që u shoqëruan me lëvizje më të gjera, luftë kundër korrupsionit, qeverisje më të mirë. Protestat paqësore janë pjesë e jetës demokratike, por në këtë jetë demokratike nuk ka vend dhuna. Çdo reagim dhune duhet të mbetet proporcional. Por e përsëris, dhuna nuk ka vend në jetën demokratike të vendit. Pakënaqësitë duhet të zgjidhen përmes dialogut. U takon institucioneve që të krijojnë kushtet për zhvillimin e dialogut demokratik. Dje Shqipëria mori progres-raportin, ku nuk mori kushte të reja.”, tha ajo.

Ambasadorja nënvizoi rëndësinë e dialogut demokratik dhe përgjegjësinë e institucioneve për të krijuar kushtet që shqetësimet e qytetarëve të adresohen përmes komunikimit dhe mekanizmave demokratikë.

Sa i përket procesit të integrimit, Moreira de Sousa konfirmoi se progres-raporti i vitit 2026 nuk ka vendosur kushte të reja për Shqipërinë. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Progres-raporti për Shqipërinë, Rama pranon kritikat e BE-së për dhunën policore në protesta: Do hetojmë 5 Nëntor 2026, 12:3612:36Politike Akuzat e Veliajt dhe protestat, Rama fshihet pas progres-raportit: Qeveria është në krye të detyrës, tjerat zhurma makinash në bulevard 5 Nëntor 2026, 12:3012:30Politike J.D. Vance kërkon hapur “kurorën” e Trumpit 5 Nëntor 2026, 12:1212:12Politike Përplasje mes Zhupës dhe Gonxhes në Komision: Me paratë e buxhetit bletë mjete për të masakruar të rinjtë 5 Nëntor 2026, 12:0112:01Politike Presidenti Begaj pret ambasadoren e BE-së, merr progres-raportin për Shqipërinë 5 Nëntor 2026, 11:2411:24Politike Progres-raporti i KE, Tabaku: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe vlera europiane, duhet reformë tërësore e shtetit 5 Nëntor 2026, 10:4010:40Politike