Rama nuk iu përgjigj për akuzat e Erion Veliajt, duke thënë se nuk komenton zhurmat e makinave në bulevard. Kryeministri Edi Rama Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën për mediat me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira De Sousa ka komentuar shqetësimet e ngritura në progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke u ndalur te mungesa e dialogut politik, protestat e fundit, funksionimi i institucioneve dhe problematikat në sistemin e drejtësisë.
Kryeministri Rama gjithashtu ka zgjedhur të mos japë një përgjigje konkrete për akuzat e bëra nga Erion Veliaj, i cili nga burgu e ka akuzuar se e ka kërcënuar përmes ministrit Toni Gogu dhe i ka kërkuar të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, duke e bërë përgjegjës edhe për protestat.
I pyetur për këtë përplasje, Rama e kaloi çështjen me ironi, duke i krahasuar deklaratat e Veliajt me “zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard”, pa iu përgjigjur drejtpërdrejt pretendimeve të ish-kryebashkiakut.
Në vend të një reagimi për akuzat, kreu i qeverisë preferoi të përqendrohej te progres-raporti i Komisionit Europian, të cilin e cilësoi si pasqyrë të punës së qeverisë dhe një dëshmi të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
“Raporti i progresit është, në radhë të parë, pasqyrë e punës së qeverisë dhe kush do të dijë se në çfarë forme është qeveria, lexon raportin e progresit dhe e ka aty dëftesën e qeverisë. Një dëftesë që mua më gëzon”, deklaroi Rama.
Kryeministri pretendoi se Shqipëria ka shënuar progres të madh, por sipas tij, ky realitet nuk pasqyrohet nga ekranet dhe kanalet e dezinformimit publik. Ai shtoi se qeveria vijon punën me objektivin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë si një mundësi historike.
Në fund, Rama iu rikthye edhe një herë pyetjes për akuzat e Veliajt, duke lënë të kuptohet se nuk i konsideron ato të denja për t'u trajtuar.
"Rreshtimi i yjeve duket shumë i mirë për vendin, por ndryshe është situata për qeverinë tuaj, që po përballet me protesta dhe kundërshtime, çka edhe ka ndezur një “luftë” të brendshme brenda partisë, them këtë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Duke cituar pretendimet e këtij të fundit, a e keni kërcënuar Veliajn dhe a mendoni se ai qëndron pas protestave?" ishte pyetja për kryeministrin.
"Së pari dua të them se raporti është në radhë të parë paqsqyrë e punës së qeverisë dhe kush do të dijë se në çfarë forme është qeveria, lexon raportin dhe aty ka dëftesën e qeverisë, që mua më gëzon, sepse është shumë e qartë se Shqipëria ka bërë progres të madh, të cilin shqiptarët nuk e konstatojnë dor nga ekranet dhe kanalet e dizinformimit publik. Nga ana tjetër, dua të them se qeveria është në krye të detyrës dhe vazhdon të punojë çdo ditë me objektivin për të cilin jemi mbledhur në këtë konferencë shtypi, objektivi historik i bashkimit të vendit me Europën dhe moslejimi i humbjes së një mundësie historike të krijuar me shumë punë dhe i ndihmuar dhe me rreshtimin e yjeve në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të tjerat janë si zhurma e makinave që vejnë e vijnë në bulevard. Sa të rëndësishme janë ato për ju, aq janë edhe këto për mua.", tha Rama.akuzat e veliajt dhe protestat rama fshihet pas progres-raportit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike J.D. Vance kërkon hapur “kurorën” e Trumpit 5 Nëntor 2026, 12:1212:12Politike Përplasje mes Zhupës dhe Gonxhes në Komision: Me paratë e buxhetit bletë mjete për të masakruar të rinjtë 5 Nëntor 2026, 12:0112:01Politike Presidenti Begaj pret ambasadoren e BE-së, merr progres-raportin për Shqipërinë 5 Nëntor 2026, 11:2411:24Politike Progres-raporti i KE, Tabaku: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe vlera europiane, duhet reformë tërësore e shtetit 5 Nëntor 2026, 10:4010:40Politike Rama përsërit thirrjen për dialog, studentët vijojnë protestat dhe kërkojnë dorëheqjen e tij 5 Nëntor 2026, 08:1008:10Politike "Nuk kam lidhje me Flamingot", Veliaj ironizon Ramën: Je bërë si Enveri, shpik armiq të brendshëm 4 Nëntor 2026, 19:1819:18Politike

