Lajme Zone
Uzuni shkëlqen me dopietë, Bajrami gjen golin e parë. Brojës nuk i ndahen dëmtimet
SportCNA

Uzuni shkëlqen me dopietë, Bajrami gjen golin e parë. Brojës nuk i ndahen dëmtimet

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka shkëlqyer në kampionatin amerikan, duke i dhuruar fitoren skuadrës së Austin. Lojtari kuqezi realizoi një dopietë vendimtare në transfertën e fituar me përmbysje 2-1 përballë ekipit të Kansas City. Uzuni arriti të gjejë rrugën e rrjetës fillimisht në minutën e 64-t, ndërsa vulosi suksesin e skuadrës së tij në minutën e 86-të. Me këto dy realizime, s

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka shkëlqyer në kampionatin amerikan, duke i dhuruar fitoren skuadrës së Austin.

Lojtari kuqezi realizoi një dopietë vendimtare në transfertën e fituar me përmbysje 2-1 përballë ekipit të Kansas City.

Uzuni arriti të gjejë rrugën e rrjetës fillimisht në minutën e 64-t, ndërsa vulosi suksesin e skuadrës së tij në minutën e 86-të. Me këto dy realizime, sulmuesi shkon në kuotën e nëntë golave dhe dy asisteve në 23 paraqitje të zhvilluara gjatë këtij sezoni.

Ndërkohë, mesfushori Nedim Bajrami ka shënuar golin e tij të parë në elitën e futbollit saudit me fanellën e skuadrës së Al Taaëoun. Ai u aktivizua në fushë në minutën e 72-të të sfidës kundër Al Riyadh dhe vetëm gjashtë minuta më vonë shënoi një gol mjaft të bukur nga jashtë zonës, pavarësisht se ekipi i tij u mposht 2-1.

Në anën tjetër, një lajm shqetësues vjen nga Anglia për sulmuesin Armando Broja, i cili u dëmtua në ndeshjen e Championship mes Burnley dhe Lincoln.

Futbollisti u detyrua të braktisë fushën e lojës pas vetëm 11 minutash për shkak të dhimbjeve të forta, ndërsa klubi mbetet në pritje të ekzaminimeve mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.