Lajme Zone
Shehi pëson humbjen e parë, fitore e thellë nga Drita
SportCNA

Shehi pëson humbjen e parë, fitore e thellë nga Drita

Java e 11-të në Superligën e Kosovës, rezervoi një duel mes Prishtinës dhe Dritës. Këta të fundit, të drejtuar nga Ardijan Nuhiji arritën një triumf të rëndësishëm në transfertë duke mposhtur kryeqytetasit me rezultatin e pastër 3-0. Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga të dyja palët, por efikasiteti i gjilanasve bëri diferencën në fushën e lojës. Krasniqi, Balaj dhe Nguena shënuan golat vendimtarë

Java e 11-të në Superligën e Kosovës, rezervoi një duel mes Prishtinës dhe Dritës.

Këta të fundit, të drejtuar nga Ardijan Nuhiji arritën një triumf të rëndësishëm në transfertë duke mposhtur kryeqytetasit me rezultatin e pastër 3-0.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga të dyja palët, por efikasiteti i gjilanasve bëri diferencën në fushën e lojës. Krasniqi, Balaj dhe Nguena shënuan golat vendimtarë që vulosën këtë fitore të madhe për skuadrën e tyre.

Nuhiji i shkaktoi Prishtinës së Orges Shehit humbjen e parë sezonale në kampionatin dardan. Me këtë trepikësh të marrë, Drita konsolidon pozitat dhe rikthehet fuqishëm në garën për titullin kampion.

Gjilanasit ngjiten tashmë në kuotën e 20 pikëve, duke iu afruar me tri pikë Prishtinës në tabelë.

Ndërkohë, Malisheva vazhdon të kryesojë renditjen e kampionatit me gjashtë pikë më shumë se ekipi i Nuhijit. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.