Lajme Zone
United në krizë totale, humbja e rëndë “pret biletën” e Carrick. Liverpool nuk fal
SportCNA

United në krizë totale, humbja e rëndë “pret biletën” e Carrick. Liverpool nuk fal

Protestuesit që janë grumbulluar sot para godinës së Kryem...

Katër ndeshjet e luajtura këtë të shtunë në Premier League për javën e tetë prodhuan rezultate interesante dhe surprizuese.

Manchester United pësoi një disfatë të hidhur 0-3 në shtëpi kundër Bournemouthit, duke thelluar krizën e rezultateve. Miqtë kaluan në avantazh me Rayan në minutën e 38-të, përpara se Tavernier dhe Evanilson të vulosnin fitoren.

Kjo humbje e rëndë i zbret "Djajtë e Kuq" në vendin e 16-të me vetëm shtatë pikë të grumbulluara. Pozitat e trajnerit Michael Carrick janë lëkundur fort dhe shkarkimi i tij mbetet një mundësi reale në orët në vijim.

Ndërkohë, Liverpooli bëri detyrën në "Anfield" duke mposhtur Brightonin me rezultatin e pastër 2-0. Autogoli i Gross dhe rrjeta e Alexander Isak që në pjesën e parë i dhanë tri pikët e arta të kuqve.

Përballjet e tjera sollën fitoren 0-2 të Neëcastle ndaj Crystal Palace, si dhe barazimin 1-1 mes Hull City-t dhe Brentfordit. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.