Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau sot një mesazh lidhur me përshkallëzimin e protestave studentore.
Koçiu shkruan në një postim në rrjetet e saj sociale se dhuna e vërbër, e nxitur nga ekranet dhe inatet e vjetra politike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e vetë protestuesve dhe të qytetarëve.
Sipas zëvendëskryeministres, është e papranueshme që një ngjarje e tillë të shfrytëzohet për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e kësaj rruge pa krye.
Në fund, Koçi shton se koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron. “Dhuna e verbër, e nxitur nga ekranet dhe inatet e vjetra politike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e vetë protestuesve dhe të qytetarëve.
Lëndimi i të riut nga Elbasani është një kambanë alarmi për pasojat e rënda që sjell dhuna në protesta. Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të shfrytëzohet për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e kësaj rruge pa krye.
Qeveria shqiptare është angazhuar maksimalisht për të garantuar trajtimin e të riut në një spital në Itali, si dhe transportimin e tij me avion mjekësor.
Koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron. Drita e Shqipërisë sot është shumë herë më e madhe se errësira e tyre”,-shkruan Koçiu./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

