Lajme Zone
Dorëheqja e Ramës shpëton sytë e shqiptarëve
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dorëheqja e Ramës shpëton sytë e shqiptarëve

Kongresmenët amerikanë nga Uashingtoni po shohin dhe dënojnë dhunën ndaj studentëve që kërkojnë një Shqipëri demokratike. Vetëm ambasadorët e akredituar në Tiranë heshtin dhe nuk e shohin dhunën e pushtetit të Edi Ramës! Të lutemi për këta diplomatë, që të dëgjojnë dhe të shohin lirinë e shqiptarëve! Faleminderit kongresmenë që e doni lirinë e kombit tim! Lloj-lloj gazetarësh dhe analistësh që në

Kongresmenët amerikanë nga Uashingtoni po shohin dhe dënojnë dhunën ndaj studentëve që kërkojnë një Shqipëri demokratike.

Vetëm ambasadorët e akredituar në Tiranë heshtin dhe nuk e shohin dhunën e pushtetit të Edi Ramës! Të lutemi për këta diplomatë, që të dëgjojnë dhe të shohin lirinë e shqiptarëve!

Faleminderit kongresmenë që e doni lirinë e kombit tim!

Lloj-lloj gazetarësh dhe analistësh që në vitin '97 thërrisnin "O djem, rrëmbeni pushkët, ja vdekje, ja liri", sot janë zëdhënës të feudalit, i cili paguan 2500 euro për t'i nxjerrë syrin Erjon Vishkullit.

Feudali Rama duhet të japë llogari për syrin e Erjonit, sepse ai është edhe syri i Zahos së Edi Ramës. Pushtetarët që "tmerrohen" nga një xham i thyer, një kosh i djegur apo një kioskë e dëmtuar, heshtin përballë problemeve tragjike dhe të rënda të Shqipërisë; heshtin për faktin se ky pushtet diktatorial ka shpopulluar mbi 1.500.000 shqiptarë.

Këto dëme që ka shkaktuar rinia gjatë këtyre 10 ditëve, mund të shlyhen vetëm me një apartament të konfiskuar të Belinda Ballukut.

Dorëheqja jote, Edi Rama, shpëton sytë e shqiptarëve! Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.