Një 39-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga Policia e Shkodrës, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe tentoi ta godiste me thikë. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë A. D., 39 vjeç, pasi në banesën e tij, në lagjen “Partizani”, ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses për motive që ende nuk janë bërë të ditura. Ndërkohë, bashkëjetuesja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i plotë i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në një banesë në lagjen “Partizani”, shkuan menjëherë në këtë banesë. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u kap në banesë, shtetasi A. D., në momentin që po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 39 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasja e dëmtuar është është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
