Një 17-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap me doza kokaine. I riu u arrestua afër një shkolle në lagjen “Pavarësia”, i cili mbante kokainën e ndarë në qese te vogla me qëllim për ti shitur në institucione arsimore. Gjatë kontrollit fiizk ai ka kundërshtuar efektivët . LEXO edhe...Gjirokastër/ Kishte fshehur armë dhe kokainë në banesë, arrestohet 44-vjeçari! I dënuar më parë për vrasje (VIDEO) Njoftimi i plotë: Vlorë/Vijon operacioni i koduar “Shkolla të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore. U kap në flagrancë afër një shkolle, me doza kokaine që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen, dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit, arrestohet 17-vjeçari. Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike. Në vijim të kontrolleve të shtuara në kuadër të operacionit policor “Shkolla të pastra” dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë ka finalizuar një tjetër fazë të këtij operacioni, gjatë së cilës u arrestua në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Vlorë. Ky shtetas, në momentin e ndalimit afër një shkolle, në lagjen “Pavarësia”, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen. Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. DVP Vlorë vijon kontrollet dhe veprimet hetimore në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me narkotikët, veçanërisht në mjediset pranë institucioneve arsimore. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C/ReportTv.al Vlore kokaine Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17% Jo 79.5% Disi 3.5% Vota total: 1942 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
