Lajme Zone
Gjirokastër/ Kishte fshehur armë dhe kokainë në banesë, policia prangos 44-vjeçarin! I dënuar më parë për vrasje
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjirokastër/ Kishte fshehur armë dhe kokainë në banesë, policia prangos 44-vjeçarin! I dënuar më parë për vrasje

44-vjeçari është arrestuar në Gjiroakstër, pasi i janë gjetur 2 armë dhe kokainë, të fshehur në banesë.

Një 44-vjeçar i dënuar më parë për vrasje, është arrestuar në Gjiroakstër, pasi i janë gjetur 2 armë dhe kokainë. Sipas njoftimit të policisë 44-vjeçari i kishte fshehur në banesë. LEXO edhe...Flogert Muça: Kur dështimi trashëgohet si armë Njoftimi i plotë: Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Historiku”. Kishte fshehur në banesë 2 armë dhe një sasi Kokaine, vihet në pranga një shtetas i dënuar më parë, për vrasje. Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë) me municion, arma sportive dhe lënda narkotike. Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës operative, me objektiva mbikëqyrjen e shtetasve me precedentë penalë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, finalizuan operacionin e koduar “Historiku”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 44 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrollet u konstatua se 44-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje, mbante pa leje, në banesën tjetër të tij, në fshatin Majkosh, Tepelenë, 1 armë zjarri (pistoletë) me municion dhe 1 armë sportive. Gjithashtu, në banesë iu gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. A.C/ReportTv.al Gjirokaster kokaine arme zjarri Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17.1% Jo 79.4% Disi 3.5% Vota total: 1872 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?