Forcat Operacionale kanë nisur me shoqërimet e protestuesve që orët e para të mëngjesit. Një grup protestuesish po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit. Në Lezhë një grup nxënësish bojkotuan mësimin dhe dolën në rrugë. Ata thyen xhamat e shkollave “Hydajet Lezha”, “Kolin Gjoka” dhe asaj jopublike “Rragacionistet”. Dëmtohen kangjella dhe tabela nëpër rrugë. Një i shoqëruar. LEXO edhe...Kush janë urdhëruesit e dhunës në Shqipëri? Në Elbasan studente e nxënës kanë dalë në shesh. Në Shkodër, studentët marshojnë pranë fakulteteve, thirrje të tjerëve t’i bashkohen protestës. Në Korçë gjimnazistët bojkotojnë mësimin. Lajmi në përditësim.... Ora 11:15 Filiali i Postës Shqiptare i shkatërruar nga protestuesit, Ibrahimaj: Shërbimi ndaj qytetarëve vijon i pandërprerë Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka ndarë një video nga një prej filialeve të dëmtuara të Postës Shqiptare ku garanton se pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga protestuesit, qytetarët do të vijojnë të marrin shërbimet.“Janë disa filiale të dëmtuara këtu. Në këto filiale, qytetarët marrin përditë shërbime: pensionistët marrin pensionet e tyre dhe të ardhurat që i duhen për të siguruar jetesën. Unë dua t'i garantoj të gjithë qytetarët që, pavarësisht goditjeve ndaj pronës publike dhe private, ne jemi të angazhuar që ato të marrin shërbimet e tyre të përditshme. Pensionistët, ndonëse mbrapa në kohën që po kalojmë, mund të drejtohen në të gjithë filialet e tjera dhe të marrin pensionin e tyre, sepse ne jemi këtu për të garantuar që rendi dhe siguria dhe shërbimi ndaj qytetarëve do të vijojë i pandërprerë, pavarësisht atyre që ndodhin në këtë qytet”, shprehet ministrja. Share Ora 10:56 Burrel, protestuesit djegin pemë në rrugë, zhvendosen para komisariatit për të kërkuar lirimin e protestuesit të shoqëruar (VIDEO) Edhe protestuesit në Burrel kanë vijuar me bojkotin e mësimit dhe po djegin degë pemësh e sende të tjera në rrugë. Ndërkohë policia ka nisur me shoqërimin e njërit prej tyre.Protestuesit zhvendosen para komisariatit dhe kanë kërkuar lirimin e protestuesit të shoqëruar. Share Ora 10:21 Protesta në Elbasan, digjen kosha mbeturinash në rrugë (VIDEO) Në Elbasan, ka nisur protesta me marshim në rrugët e qytetit. Kanë nisur edhe incidentet e para, me djegie të koshave të mbeturinave në rrugë. Zjarrfikësja ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve.Në qendrën e qytetit pak më parë ndodhej edhe kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, i cili bisedoi me protestuesit. Share Ora 09:39 Sulmet e protestave, biznesi boshatis vitrinat (VIDEO) Një nga bizneset në Tiranë ka boshatisur vitrinat për të shmangur dëmet në produkte nga sulmet e protestuesve që priten të vijojnë edhe përgjatë së premtes. Ndërkohë, të tjera biznese i janë bashkuar mbulimit të fasadave dhe mbylljes së qepenëve duke e shoqëruar shkrimin mbi to “Mbështesim protestën.” Share Ora 08:58 Protestat në Tiranë/ Bizneset marrin masa, mbulojnë xhamat! Lutje protestuesve: Ju mbështesim, mos na dëmtoni (VIDEO+FOTO) Ndërsa pritet që sot të vijojë dita e katërt e protestave dhe sulmeve ndaj institucioneve dhe bizneseve në Tiranë, këto të fundit kanë ndërmarrë një veprim për të mos qenë shënjestër e protestuesve.Bizneset e mëdha dhe të vogla në qendër kanë mbuluar xhamat e fasadat si dhe kanë ngjitur një letër mbi to ku shkruhet “Mbështesim protestën, ju lutem mos na dëmtoni.” Share Ora 08:43 Protesta/ Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin, thyejnë xhamat e 3 shkollave! Përplasen me policinë (VIDEO) Në Lezhë, një grup nxënësish bojkotuan mësimin dhe dolën në rrugët e qytetit. Ata thyen xhamat e shkollave “Hydajet Lezha”, “Kolin Gjoka” dhe shkollës jo publike “Rragaçionistët”. Po ashtu, janë dëmtuar kangjella dhe tabela përgjatë rrugëve. Policia ka shoqëruar një person.Lajm në përditësim... Share SI.E./E.H/ReportTv.al protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17% Jo 79.5% Disi 3.5% Vota total: 1942 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
