Juventus ka siguruar fitoren e dytë në Europa League. ‘Zonja e vjetër’ ia doli të fitojë 1-2 me përmbysje kundër Celta Vigo-s megjithëse spanjollët realizuan të parët me Alvarez. Në pjesën e dytë Ëoltemade barazoi shifrat, ndërsa golin 3 pikësh do ta realizonte Kolo Muani. Ky sukses e mban Juventusin në vendin e para në renditjen e përgjithshme, të ndjekur nga Bayern Leverkusen me pikë të barabarta. Gjermanët në javën e dytë mposhtën 0-4 Lezh Poznan. Tre pikët e para në Europa League siguroi Milani, që mposhti me rezultatin e thellë 0-4 Salzburgun. 19-vjeçari Cisse ishte heroi i mbrëmjes pasi realizoi ‘tripletë’, ndërsa goli i fundit erdhi nga Goncalo Ramos, i cili hyri në fushë si zëvendësues. LEXO edhe...DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit Fitorja e parë edhe për Dinamo Zagreb ku Arbër Hoxha luajti si titullarë dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë. Kroatët mposhtën 1-0 Anderlecht me golin që erdhi në minutën e 96 nga Beljo, i cili realizoi saktë me penallti. Duele të tjera interesante ishin Benfica-Celtic që u fitua 4-1 nga portugezët si dhe Lyon-Crustal Palace që u fitua 3-2 nga francezët. Rezultatet e 18 sfidave në javën e dytë të Europa League Az Alkmaar 2-1 Beer Sheva Celje 0-3 Omonia Lech Poznan 0-4 Bayern Leverkusen Lyon 3-2 Crystal Palace Royale Union 1-1 Real Sociedad Salzburg 0-4 Milan Sparta Prague 1-1 Lillestrom Torrense 1-2 Sunderland Benfica 4-1 Celtic Bounmouth 3-0 Sturm Graz Celta Vigo 1-2 Juventus Din Zagreb 1-0 Anderlecht Ferencvaros 2-1 Plzen Hoffenhaim 2-3 Besiktas Jagellonia 3-1 Ararat-Armenia Marseille 0-1 Olympiacos Nijmegen 1-1 Levski Sofia Rennes 2-1 OFI Crete Renditja pas javës së dytë Share Share Ne.k./ReportTv.al europa league juventus Milan Bayern Leverkusen Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17% Jo 79.5% Disi 3.5% Vota total: 1942 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

