Lajme Zone
Tritoli në makinën e policit të Kriminalistikës në Shkodër, shoqërohen disa persona
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Tritoli në makinën e policit të Kriminalistikës në Shkodër, shoqërohen disa persona

Një sasi lënde plasëse dyshohet se është vendosur në automjetin e efektivit të Policisë së Kriminalistikës, Ardian Baçina, mbrëmjen e së enjtes në Shkodër.

Një sasi lënde plasëse dyshohet se është vendosur në automjetin e efektivit të Policisë së Kriminalistikës, Ardian Baçina, mbrëmjen e së enjtes në Shkodër.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme në automjet dhe në derën hyrëse të banesës së tij.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00, në lagjen Kiras, e njohur ndryshe si zona e ish-Poçerisë. Nga të dhënat paraprake mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të cilët janë afruar në këmbë dhe kanë vendosur lëndën plasëse në automjet. Policia po administron pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes, por deri më tani nuk raportohet për një pistë konkrete që çon te autorët.

Sipas dëshmisë së efektivit, ai nuk ka konflikte private. Për këtë arsye, grupi hetimor po shqyrton dyshimin se vendosja e lëndës plasëse mund të ketë lidhje me detyrën e tij.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e motiveve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Ardian Baçina