Një apel urgjent për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familjarët e një pacienti të shtruar në QSUT, i cili ka nevojë për gjak të grupit 0- (zero negativ).
Sipas denoncuesit, pacienti ka nevojë për rreth 0.5 litra gjak, ndërsa familjari shprehet se në spital nuk është i disponueshëm ky grup gjaku.
“Kam të shtruar një person në spital dhe më duhet gjak me patjetër. Spitali i QSUT nuk ofron gjak 0-”, shkruan denoncuesi.
Familjarët po kërkojnë një person me grupin e gjakut 0- që mund të dhurojë gjak dhe kanë bërë me dije se janë të gatshëm të ofrojnë edhe pagesë për dhuruesin.
Kush mund të ndihmojë ose ka informacion për një dhurues të grupit 0-, mund të kontaktojë në numrin: +355 69 307 3315.
Apeli bëhet për të ndihmuar familjarët të sigurojnë sa më shpejt gjakun e nevojshëm për pacientin.

