Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Ura pa barriera mbrojtëse, makina bie në kanal! Vdesin në aksident tragjik 2 motra në Lushnjë, u mbytën në ujë (VIDEO)


Kanali ka qenë plotë me ujë dhe dy motrat kanë gjetur vdekjen nga mbytja, pasi nuk kanë mundur të dalin në sipërfaqe.

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Delisufaj në Lushnjë, ku për pasojë kanë humbur jetën dy motra, Mirela Hasko 50-vjeç dhe Florije Xhepa 53-vjeç. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se automjeti me të cilin ato po udhëtonin, në të dalë të fshatit, ka dalë nga ura (e cila është pa barriera mbrojtëse dhe e rrezikshme për qarkullim) dhe ka përfunduar në kanalin vaditës. Mësohet gjithashtu se kanali ka qenë plotë me ujë dhe dy motrat kanë gjetur vdekjen nga mbytja, pasi nuk kanë mundur të dalin në sipërfaqe. LEXO EDHE:Fier/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor i Peshtanit, zjarri larg zonave të banuara (VIDEO) Auto-ambulancat kanë shkuar në vendngjarje, kanë marrë trupat e viktimave dhe i kanë transportuar drejt morgut të Lushnjës. Mjeti me të cilin po udhëtonin 2 gratë ka përfunduar nën urë nga rrjedha e ujit. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Lushnjë/ Informacion paraprak-Rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në një kanal me ujë, në aksin rrugor rural “Delisufaj-Çukas”, kishte rënë një automjet. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, ku kanë konstatuar brenda automjetit dy shtetase të pajeta, konkretisht shtetasen F. Xh., 53 vjeçe, banuese në fshatin Çermë, drejtuese e automjetit, si dhe motrën e saj, shtetasen M. H., 50 vjeçe, banuese në fshatin Delisufaj, e cila ishte pasagjere në automjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së automjetit në kanal. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: aksident rrugor aksident me vdekje lushnje delisufaj Fier Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41% Jo 52.1% I/e dyzuar 7% Vota total: 4595 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?