Lajme Zone
Aksidenti në Lushnje/ Policia konfirmon 2 viktimat
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidenti në Lushnje/ Policia konfirmon 2 viktimat

Policia ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur në afërsi të fshatit Delisugfaj të Lushnjes. Në njoftimin e bërë, policia konfirmon se nga rënia e automjetit në kanal ka dy viktima. Konkretisht drejtuesja e automjetit dhe një pasagjere, motra me njëra-tjetrën. Njoftimi i policisë Rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në një kanal me ujë, në aksin rrugor rural “Delisufaj-Çukas”, k

Policia ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur në afërsi të fshatit Delisugfaj të Lushnjes.

Në njoftimin e bërë, policia konfirmon se nga rënia e automjetit në kanal ka dy viktima.

Konkretisht drejtuesja e automjetit dhe një pasagjere, motra me njëra-tjetrën. Njoftimi i policisë Rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në një kanal me ujë, në aksin rrugor rural “Delisufaj-Çukas”, kishte rënë një automjet. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, ku kanë konstatuar brenda automjetit dy shtetase të pajeta, konkretisht shtetasen F. Xh., 53 vjeçe, banuese në fshatin Çermë, drejtuese e automjetit, si dhe motrën e saj, shtetasen M. H., 50 vjeçe, banuese në fshatin Delisufaj, e cila ishte pasagjere në automjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së automjetit në kanal. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.