Qyteti i Sarandës që prej orës 21:30 mbrëmjen e sotme është ‘zhytur’ në errësirë. Në pamjet e siguruara nga Report Tv, vihet re se në gjithë shëtitoren kryesore të qytetit, si dhe në bizneset rrotull, mungon energjia elektrike. LEXO edhe...Ksamil/ Jet Ski shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit! Policia bllokon mjetin lundrues, gjobit me 500 mijë lekë të reja pronarin (VIDEO) Burime nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëjnë me dije se shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike ka qenë ngarkesa e madhe në rrjet, ç'ka ka çuar në rënien e një prej tre fidrave të linjës. Mungesa e energjisë elektrike vjen në një kohë që Saranda është e mbipopulluar nga turistët, ç'ka mund të shkaktojë edhe pakënaqësi te vizitorët. Lajm në përditësim... R.Xh/ReportTv.al sarande energjia elektrike Vlore turiste Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41% Jo 52.1% I/e dyzuar 7% Vota total: 4595 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
