SHQIPËRI– IdentiTek ka njoftuar numrin e ri të Shërbimit të Klientit, ku qytetarët mund të marrin informacion dhe asistencë për shërbimet që lidhen me dokumentet biometrike.
Numri i ri i kontaktit është +355 4 451 9999, ndërsa shërbimi do të jetë në dispozicion nga e hëna në të premte, në orarin 08:30–16:30.
Sipas IdentiTek, ndryshimi synon të përmirësojë komunikimin me qytetarët dhe të lehtësojë aksesin në informacion dhe asistencë. Administratorja e IdentiTek, Silda Anagnosti Cepe, deklaroi se nisma është pjesë e angazhimit për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor dhe pranë qytetarëve.
Përmirësimi i kanaleve të komunikimit synon gjithashtu ta bëjë ndërveprimin me qytetarët më të thjeshtë dhe më të drejtpërdrejtë.
Njoftimi i plotë: IdentiTek njofton numrin e ri të Shërbimit të Klientit
Për informacion dhe asistencë lidhur me shërbimet për dokumente biometrike, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin:
📞 +355 4 451 9999
Shërbimi i Klientit të IdentiTek është në dispozicion nga e hëna në të premte, në orarin 08:30–16:30.
“Ky ndryshim është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe për të ofruar një shërbim sa më cilësor”, theksoi Administratorja e IdentiTek, znj. Silda Anagnosti Cepe.
Përmirësimi i kanaleve të komunikimit dhe lehtësimi i aksesit në informacion janë pjesë e punës së vazhdueshme të IdentiTek për ta bërë ndërveprimin me qytetarët më të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet

