Lajme Zone
Ura e Cernicës në Bajram Curr drejt degradimit, dërrasat po dëmtohen dita-ditës
Të tjeraJOQ Albania

Ura e Cernicës në Bajram Curr drejt degradimit, dërrasat po dëmtohen dita-ditës

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen e amortizuar të urës së Cernicës në Bajram Curr, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e banorëve dhe drejtuesve të automjeteve që e përdorin atë.

Sipas qytetarit, ura po degradohet dita-ditës, ndërsa dërrasat e saj janë dëmtuar ndjeshëm. Gjendja e tyre, sipas tij, e ka bërë gjithnjë e më të vështirë dhe të rrezikshëm kalimin mbi urë.

“Dërrasat sa vijnë dhe dëmtohen më shumë. Kalimi është bërë i rrezikshëm, si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët”, shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Shqetësimi lidhet veçanërisht me rrezikun që paraqet amortizimi i dërrasave gjatë kalimit, pasi ura përdoret si nga automjetet, ashtu edhe nga qytetarët që lëvizin në këmbë.

Qytetari kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin në konsideratë gjendjen e urës dhe të ndërhyjnë për riparimin e saj, përpara se situata të përkeqësohet më tej apo të ndodhë ndonjë incident.