Lajme Zone
Kërcënoi katër policë me armë fallso/ Elbasan, pranga 41 vjeçarit, oficerët ishin në kërkim të vëllait të tij
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kërcënoi katër policë me armë fallso/ Elbasan, pranga 41 vjeçarit, oficerët ishin në kërkim të vëllait të tij

Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Elbasan, pasi dyshohet se ka kanosur me një send të ngjashëm me armë zjarri katër punonjës policie, të cilët ishin angazhuar për kapjen e vëllait të tij, të shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani”, ku specialistët e Hetimit të Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, kanë ndërhyrë pas kanosjes ndaj punonjësve të Forcës Operacionale.

Sipas Policisë, 41-vjeçari ka përdorur një armë të dyshuar manovër për të kanosur punonjësit gjatë kryerjes së kontrolleve dhe veprimeve të tjera operacionale për kapjen e vëllait të tij. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Gjatë operacionit është sekuestruar edhe sendi i ngjashëm me armën e zjarrit.

Vëllai i të arrestuarit është shpallur në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë, kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij vijojnë intensivisht. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet