Lajme Zone
'Ujin e kemi pritur 20 vite'/ Banorët e Burimasit kundër furnizimit të Zvezdës me ujin e fshatit
EkonomiSyri

'Ujin e kemi pritur 20 vite'/ Banorët e Burimasit kundër furnizimit të Zvezdës me ujin e fshatit

Banorët e fshatit Burimas kanë dalë në protestë kundër projektit për furnizimin me ujë të fshatit Zvezdë. Ata kanë bllokuar rrugën hyrëse të fshatit, duke penguar edhe mjetet e Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve Korçë.

Banorët e fshatit Burimas kanë dalë në protestë kundër projektit për furnizimin me ujë të fshatit Zvezdë. Ata kanë bllokuar rrugën hyrëse të fshatit, duke penguar edhe mjetet e Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve Korçë. Banorët shprehen se prej rreth 20 vitesh kanë vuajtur mungesën e ujit dhe se vetëm gjatë dy viteve të fundit kanë siguruar furnizim të qëndrueshëm.Lexo edhe:Nga 3 shtatori, Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili Ata kundërshtojnë lidhjen e linjës së Burimasit me sistemin që do të furnizojë Zvezdën, duke kërkuar që burimi i fshatit të mos preket. Sipas banorëve, pusi që furnizon Burimasin është hapur në zonën e guroreve, pas vitesh problematikash me furnizimin me ujë. Ata kërkojnë që Zvezda të sigurojë një burim të veçantë dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse projekti nuk rishikohet. Nga ana tjetër, përfaqësues të Ujësjellës-Kanalizimeve Korçë sqarojnë se bëhet fjalë për një projekt të ri të miratuar, i cili përcakton burimet e furnizimit. Sipas tyre, projekti parashikon furnizimin me ujë të pijshëm të disa fshatrave, përfshirë Zvezdën, Pojanin dhe Plasën. Autoritetet deklarojnë se Burimasi nuk do të cënohet dhe do të vijojë të ketë furnizim 24 orë me ujë. Por banorët këmbëngulin se nuk do të lejojnë prekjen e burimit të tyre dhe paralajmërojnë protesta të tjera.