Lajme Zone
Doganat mbledhin 142 miliardë lekë në 7 muaj, rriten të ardhurat nga karburantet dhe cigaret
EkonomiReport TV

Doganat mbledhin 142 miliardë lekë në 7 muaj, rriten të ardhurat nga karburantet dhe cigaret

Në janar-korrik 2026, të ardhurat doganore u rritën me 5,1 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Doganat kanë arkëtuar 142 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës janar-korrik 2026, ose 5,1 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare, kjo përkthehet në një rritje prej 3,7%. Rritja është mbështetur kryesisht nga të ardhurat më të larta nga taksat doganore, akciza dhe TVSH-ja. Të ardhurat nga taksat doganore u rritën me rreth 482 milionë lekë, të ndikuara nga importet e veshjeve, që sollën 109 milionë lekë më shumë, metaleve bazë me 67 milionë lekë, si edhe kategori të tjera mallrash. LEXO edhe...Mbi 3 mijë aplikime për kompensimin 10% të TVSH-së, 8.3 milionë euro fond në dispozicion për fermerët Edhe akciza shënoi rritje me rreth 1,5 miliardë lekë, kryesisht falë importeve të cigareve, që sollën rreth 1,2 miliardë lekë më shumë të ardhura. Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe u importuan edhe rreth 100 tonë më shumë cigare. Në rritjen e akcizës kontribuuan gjithashtu duhani i prodhimit vendas me 47 milionë lekë, duhani i importit me 33 milionë lekë, vera me 26 milionë lekë dhe kafeja me 25 milionë lekë. Ndërkohë, të ardhurat nga TVSH-ja u rritën me rreth 3,3 miliardë lekë. Peshën kryesore e dhanë karburantet e importit me 1,8 miliardë lekë më shumë, veshjet me 562 milionë lekë dhe cigaret me 447 milionë lekë. Sipas të dhënave të kësaj administrate, ecuria e shtatëmujorit pasqyron kontributin e qëndrueshëm të kategorive kryesore të mallrave në rritjen e të ardhurave doganore gjatë vitit 2026. U.D/ReportTv.al dogana te ardhurat taksa doganore akciza TVSH Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.1% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 3120 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?