Lajme Zone
Ekskluzive/ 3 ditë pasi vendosi dy zjarre në Tiranë, i moshuari e gjen veten të dënuar: Jetoj vetëm, djeg mbeturinat
Të tjeraReport TV

Ekskluzive/ 3 ditë pasi vendosi dy zjarre në Tiranë, i moshuari e gjen veten të dënuar: Jetoj vetëm, djeg mbeturinat

Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim të drejtpërdrejtë 70-vjeçarin Sami Alliu, i cili akuzohet për dy zjarre ne zonën e Lundrës dhe të Farkës në Tiranë. Me kërkesë të prokurorit gjykata e dëniu të moshuarin me 6 muaj burg për zjarrvënie të qëllimshme, që i konvertohet në 1 vit liri me kusht.

Vetëm në 3 ditë nga arrestimi pranë disa mbeturinave në flakë në Lundër të Tiranës, 70-vjeçari Sami Alliu, e gjen veten të dënuar. Blutë e Tiranës e prangosën në flagrancë më 9 gusht, dhe nga hetimet paraprake thanë se i moshuari ishte përgjegjës edhe për ndezjen e disa shkurreve që u përhapën e sollën një zjarr edhe më masiv pranë një kabine elektrike në Shkozë. LEXO edhe...Tym dhe flakë në Lurë, 220 forca dhe dy avionë në betejë me zjarrin, Nufi bën përditësimin e situatës: Prioritet mbrojtja e banesave (VIDEO) Këtë të mërkurë Gjykata e Tiranës e dënoi me 6 muaj burg, por që nuk do të kalojë asnjë ditë tjetër në qeli, pasi iu konvertua në 1 vit liri me kusht, që do të thotë se në këtë periudhë nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Prokurori Indrit Bimi e dërgoi të moshuarin për gjykim të drejtpërdrejtë, duke dalë para togave të zeza vetëm me provat e mbledhura dhe deklarimet pohuese të të dyshuarit, që pranoi se është ai personi që i shkaktoi zjarret. Por Sami Alliu, është distancuar që ky veprim i tij të ketë qenë i qëllimshëm. Ish ushtarak, i divorcuar, 70-vjeçari jeton i vetëm në një kontejner afër zonës ku ranë zjarret. Herë pas here thotë se pastronte sipërfaqet afër vendit ku banonte. Edhe ditën e ngjarjes ai ka treguar se kishte mbledhur mbeturinat pranë një magazine dhe i ka vënë flakën, po zjarri ishte përhapur dhe ai nuk kishte mundur ta fikte dot. Nga 1 qershori deri më 11 gusht, Policia e Shtetit identifikoi 21 autorë zjarresh të dyshuar që u arrestuan, 44 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë dhe 3 të shpallur në kërkim, për zjarrvënie të qëllimshme, që sipas kodit penal, nëse ka fatalitete, rrezikojnë nga gjobë deri në 20 vite burg. G.M./ReportTv.al Tirane sami alliu Gjykata e Tiranes zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.2% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 3178 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?