Lajme Zone
Kërcënohen me jetë gazetarja dhe grupi i xhirimit të "Ora News", policia shpall në kërkim Sinan Hamdi Idrizin
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kërcënohen me jetë gazetarja dhe grupi i xhirimit të "Ora News", policia shpall në kërkim Sinan Hamdi Idrizin

Një grup xhirimi i "Ora News" është kërcënuar gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Zbarqe, në periferi të Tiranës. Grupi kishte shkuar për të realizuar një kronikë pas denoncimit të banorëve për dëmtimin e një burimi ujor.

Gazetarja dhe operatori i Ora News janë kërcënuar me jetë gjatë realizimit të një kronike në fshatin Zbarqe, në periferi të Tiranës. Pas kallëzimit të bërë në polici, Sinan Hamdi Idrizi është shpallur në kërkim. Një grup xhirimi i "Ora News" është kërcënuar gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Zbarqe, në periferi të Tiranës. Grupi kishte shkuar për të realizuar një kronikë pas denoncimit të banorëve për dëmtimin e një burimi ujor.

Gazetarja dhe operatori po dokumentonin pretendimet e banorëve, të cilët denonconin se një burim historik i ujit në zonë ishte dëmtuar nga një person.

Gjatë realizimit të kronikës, grupi i xhirimit është përballur me kërcënime me jetë. Pas ngjarjes, gazetarja dhe operatori kanë bërë kallëzim penal në Policinë e Tiranës ndaj personave të përfshirë në incident.

Sipas 'Ora News', policia ka reaguar pas denoncimit dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Sinan Hamdi Idrizin, i cili dyshohet se kërcënoi gazetaren dhe grupin e xhirimit. Sinan Hamdi Idrizi Ngjarja ka ndodhur ndërsa gazetarët ishin në terren për të verifikuar shqetësimin e ngritur nga banorët e Zbarqes për burimin ujor të fshatit. Pretendimet për dëmtimin e burimit mbeten denoncime të banorëve, ndërsa rrethanat e incidentit dhe përgjegjësitë përkatëse pritet të sqarohen nga hetimet. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës, 220 forca dhe dy avionë në betejë me flakët 12 Gusht 2026, 12:5312:53Aktualitet Transporti urban drejt krizës, operatorët: Nëse nuk paguhet kompensimi, reduktojmë autobusët 12 Gusht 2026, 11:1311:13Aktualitet Ministria e Mbrojtjes bën bilancin për 24 orët e fundit: 25 vatra zjarri në gjithë vendin, 9 janë ende aktive 12 Gusht 2026, 09:2009:20Aktualitet Shqipëria përvëlohet nga i nxehti, temperaturat sot shkojnë 41 gradë celcius 12 Gusht 2026, 09:0309:03Aktualitet Zjarri nuk ndalet në Lurë, flakët i afrohen “Kurorës” së parkut 11 Gusht 2026, 22:4522:45Aktualitet Sërish alarm në Krujë, riaktivizohet zjarri mbi lagjen Abazaj 11 Gusht 2026, 21:5421:54Aktualitet