Lajme Zone
'Në 74 vjet nuk mbaj mend të ketë bërë kaq vapë', Berati përvëlohet nga temperaturat mbi 42 gradë, banorët: E papërballueshme!
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Në 74 vjet nuk mbaj mend të ketë bërë kaq vapë', Berati përvëlohet nga temperaturat mbi 42 gradë, banorët: E papërballueshme!

Temperaturat e larta kanë përfshirë qytetin e Beratit, duke bërë që rrugët të duken më të boshatisura gjatë orëve të pikut. Në Pedonale dhe në rrugët me kalldrëm, nxehtësia që përcjellin gurët e bën edhe më të vështirë përballimin e vapës. Sipas parashikimeve, temperaturat sot kanë kaluar 42 gradë Celsius në Berat. Përballë kësaj situate, qytetarët i drejtohen hijeve të pemëve, lulishteve dhe shat

Temperaturat e larta kanë përfshirë qytetin e Beratit, duke bërë që rrugët të duken më të boshatisura gjatë orëve të pikut. Në Pedonale dhe në rrugët me kalldrëm, nxehtësia që përcjellin gurët e bën edhe më të vështirë përballimin e vapës. Sipas parashikimeve, temperaturat sot kanë kaluar 42 gradë Celsius në Berat. Përballë kësaj situate, qytetarët i drejtohen hijeve të pemëve, lulishteve dhe shatërvanëve për t’u freskuar, ndërsa shumë të tjerë zgjedhin ambientet me kondicioner. LEXO edhe...Temperatura deri në 42 gradë Celsius, sot dita më e nxehtë e vitit në vend! Qytetarët këshillohen të mos dalin në orët e pikut Pensionistët preferojnë të qëndrojnë në shtëpi gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe dalin në mbrëmje, kur temperaturat janë disi më të përballueshme. Lulishtja e qytetit mbetet një nga hapësirat e pakta ku qytetarët mund të gjejnë pak freski. Brenda saj ndodhet edhe një shatërvan i vogël, pranë të cilit banorët ndalojnë për t’u freskuar. Qytetarët shprehen se hija e pemëve është një nga alternativat e vetme për të përballuar vapën, pasi për shumë pensionistë, temperaturat e larta dhe kostot e pushimeve e bëjnë të pamundur largimin drejt plazheve. “Vapa është e padurueshme. Ky është viti më i nxehtë. Nuk i kemi kushtet për ta përballuar këtë vapë”, shprehen banorët. “Ne rrimë brenda tani, në plazh nuk vemi dot. Pensioni 100 mijë lekë është, unë me aq u vizitova sot” tha një banor. “Vapa do bëjë të vetën. Ne do ta përballojmë. Nuk kemi kushte për të vajtur në plazh. Nuk e përballoj se as pension nuk marr” tha një tjetër. Ata thonë se temperaturat e këtij viti janë ndër më të lartat e viteve të fundit dhe se vapa është e vështirë për t’u përballuar edhe në hije apo brenda banesave, ku jo të gjithë kanë kushtet e nevojshme për t’u freskuar. “Vapa është e papërballueshme sa që duket se ky është viti më i nxehtë. Nga fëmijëria deri më sot ndihet një rritje shumë e lartë temperaturash. Në rrugë është shumë e papërballueshme” tha një banore. “Vapë shumë është. Të hedhin ndonjë makinë me ujë në rrugë mirë do të ishte. Po vete 74 vjecc, smbaj mend të ketë bërë kaq vapë si 2 vitet e fundit. Ccmimet janë të shtrenjta” thotë një 74 vjeçare U.D/ReportTv.al Berat temperatura te larta vape Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.2% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 3178 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?