Lajme Zone
Konflikti në burgun e Fierit/ Hetohen hyrje daljet në institucion, do merren në pyetje të dënuarit e tjerë
Të tjeraABC News Albania

Konflikti në burgun e Fierit/ Hetohen hyrje daljet në institucion, do merren në pyetje të dënuarit e tjerë

Pas konfliktit të ndodhur në burgun e Fierit, ku Denis Bajri mbeti i plagosur pas një sulmi me thikë të improvizuar, autoritetet kanë zgjeruar hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Pas konfliktit të ndodhur në burgun e Fierit, ku Denis Bajri mbeti i plagosur pas një sulmi me thikë të improvizuar, autoritetet kanë zgjeruar hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Në kuadër të hetimit, prokuroria ka marrë në administrim regjistrat e hyrje-daljeve të institucionit, ndërsa po verifikohen takimet që Aldo Gjini, Jurgen Zoto dhe Denis Bajri kanë zhvilluar gjatë periudhës së fundit.

Hetuesit pritet të marrin në pyetje edhe persona të tjerë që kanë pasur kontakte me tre të dënuarit, me qëllim evidentimin e çdo të dhëne që mund të ndihmojë në përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave që çuan në përplasjen brenda ambienteve të burgut. Në dosjen e hetimit janë përfshirë edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Ato do të shërbejnë për të rindërtuar lëvizjet para dhe gjatë incidentit, si dhe për të verifikuar mënyrën se si është menaxhuar situata nga punonjësit e institucionit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Aldo GjiniburgDenis Bajrifierjurgen zoto