Lajme Zone
Tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi, BE jep 2 milionë euro ndihmë për zonat e prekura
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi, BE jep 2 milionë euro ndihmë për zonat e prekura

Mbështetja evropiane vjen pasi autoritetet kolumbiane aktivizuan Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, instrument që mundëson koordinimin e ndihmës së ofruar nga vendet evropiane në situata emergjente.

Bashkimi Evropian do të japë 2 milionë euro ndihmë për komunitetet e prekura nga tërmeti 7.4 ballë që goditi Kolumbinë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Lajmi u bë i ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila konfirmoi se fondet do të orientohen drejt zonave që kanë pësuar goditjen më të rëndë. LEXO edhe...Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë në Kolumbi, Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt me autoritetet, nuk raportohet për shqiptarë të plagosur apo të vdekur “Ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, BE-ja po e mbështet Kolumbinë sa herë që është e mundur. Ne po vëmë në dispozicion dy milionë euro për të mbështetur komunitetet në zonat më të prekura”, deklaroi von der Leyen në një postim në platformën X. Mbështetja evropiane vjen pasi autoritetet kolumbiane aktivizuan Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, instrument që mundëson koordinimin e ndihmës së ofruar nga vendet evropiane në situata emergjente. Sipas informacionit të bërë publik, ndihma do të përshtatet në varësi të situatës në terren dhe nevojave të paraqitura nga autoritetet kolumbiane. Foto: Postimi i Ursula don der Leyen në Kolumbi Xh.K/ReportTv.al kolumbi BE termet Ursula von der Leyen Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.2% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 3178 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?